Qeveria teknike, emrat e anëtarëve do të mësohen pas 15 dhjetorit

Qeveria teknike, emrat e anëtarëve do të mësohen pas 15 dhjetorit

Deri më 15 dhjetor nuk do të dihen emrat e VMRO-DPMNE-së që do ta mbartin funksione për 100 ditët e Qeverisë teknike. Burime nga partia e Hristijan Mickoskit bëjnë të ditur se në mesin e muajit dhjetor çështja do të hapet në organet e partisë ku edhe pritet të vendoset.

Jo zyrtarisht, pas 17 dhjetorit, opozita do të dalë me propozime konkrete. Nga ana tjetër, LSDM-ja e cila sipas opozitës po tenton ta zhvendos datën e zgjedhjeve, mohon zërat se për betonimin e 12 prillit si datë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka kërkuar zgjidhjen e ngërçit në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime.

As Socialdemokratët nuk kumtojnë emrin e funksionarit që do ta zëvendësoj kryeministrin Zoran Zaev pas 3 janarit, ndërsa në këtë kuadër nuk japin hollësi as për fatin e ministres së Punës dhe politikës sociale, Milla Carovska e cila gjithashtu duhet të largohet nga pozita e ministres.

Burime jo zyrtare nga organi ekzekutiv nuk përjashtojnë mundësinë që në vend të Zaev të vijë, Oliver Spasovski, pasi që resori i Brendshëm për 100 ditë do t’i takojë opozitës, ndërsa për Carovskën flitet se mund të zë vendin e zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev. Largimin e Angjueshev e konfirmoi kryeministri Zaev, i cili sqaroi se zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike mund të largohet gjatë mandatit të kryeministrit teknik.

Partitë nuk ndajnë detaje nëse për konfirmimin e datës së zgjedhjeve, do të kërkojnë nga Presidenti Stevo Pendarovski thirrjen e takimit të ri të liderëve. Më 3 janar, referuar marrëveshjes mes subjekteve politike Qeveria pritet të merr karakterin teknik. Në vend të Zaevit vjen kryeministër teknik nga LSDM-ja, ndërsa opozita do të udhëheq me resorin e Brendshëm, Bujqësinë dhe Punën dhe Politikës Sociale. (Alsat)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 6 Dhjetor, 2019 19:35

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.