Qeveria teknike për organizimin e zgjedhjeve, Sherifi: Vendi të dëshmojë për zgjedhje të lira

Desk
By Desk January 11, 2020 19:34

Qeveria teknike për organizimin e zgjedhjeve, Sherifi: Vendi të dëshmojë për zgjedhje të lira

Pas dorëheqjes së ish Kryeministrit Zoran Zaev nga poasti I të parit të Qeverisë dhe pas emërimit të Spasovskit në vend të tij, ka filluar të skadojnë ato 100 ditët që ka për obligim Qeveria teknike për ti organizuar zgjedhjet. Profesori Universitar Isak Sherifi për TVM2 ka pohuar se kjo Qeveri teknike me këto pak kompetenca të cilat i ka duhet të dëshmon se Maqedonia dinë dhe ka mundësi të organizon zgjdhje të lira dhe demokratike.

“Pas dorëheqjes së ish Kryeministrit Zoran Zaev, Maqedonia taimë ka edhe Kryeministrin teknik. Ingerencat e Kryeministrit teknik z.Spasovskin janë që Maqedonia Brenda këtyre 90 ditëve apo 100 të organizon zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Këto zgjedhje janë zgjedhje të jashtëzakonshme pas mos marrjes së ftesës për aderim në bashkimin europian”, tha Isak Sherifi, profesor universitar.

Sherifi: Funksionimi i Qeverisë nuk është i lehtë

Sipas Sherifit kompetencat e kësaj Qeverie janë të pakta, por nga ana tjetër detyrimet janë të mëdha, sepse sipas tij, funksionimi I një Qeverie ku bëjnë pjesë dy partitë më të mëdha maqedonase nuk është e lehtë.

“Mendoj që kjo Qeveri ka për detyrim nën një të mbajë zgjedhje të lira dhe demokratike, dhe mbarvatje të procesit të regull zgjedhor. Nga ana tjetër kampusi opozita maqedonas insiston të ketë ingerenca sa më tepër, por ne e dimë se Qeveria Teknike ka për detyrim vetëm që ti zbatojnë urdhërat teknik të ministrave të ekzekutivit aktual që është deri në mbarvajtjen e procesit zgjedhor”, tha Sherifi.

Për ndryshe që nga themelimi i Qeverisë Teknike VMRO-DPMNE dhe LSDM disa herë kanë kundërshtuar njëra tjetrën në funksionimin dhe menaxhimin e institucioneve shtetërore, duke kritikuar njëra tjetrën për punët në të kaluarën dhe duke ju premtuar qytetarëve se 12 prilli do ti definonë atë se kush do ta udhëheq Qeverinë. (Tvm2)

Desk
By Desk January 11, 2020 19:34