QT “Mavrovasja”, fillon procedura për rëzimin e objektit pa leje

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 4 Gusht, 2020 21:51

QT “Mavrovasja”, fillon procedura për rëzimin e objektit pa leje

Kanë përfunduar të gjitha afatet ligjore në bazë të të cilave pronari duhej që ta rrëzojë objektin e ndërtuar pa leje në afërsi të Qendrës Tregtare Mavrovasja.

Prej nesër fillon procedura për Furrnizime Publike për përzgjedhjen e operatorit ekonomik i cili do ta mënjanojë objektin e ndërtuar pa leje.

Sipas vendimit të inspektoratit ndërtimor i autorizuar për këtë qëllim, tani kompetencat për procedurën e largimit të objektit janë të komunës së Çairit.

Në procedurën hetimore për ndërtimin pa leje të objektit janë të kycura njësiti për krim kompjuterik pranë MPB-së.

Pas përfundimit të hetimit , policia më tej do të njoftojë edhe prokurorinë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 4 Gusht, 2020 21:51