Qytetarë nga Maqedonia të izoluar nëpër botë, kërkojnë shteti t’i kthejë në vendlindje!

Qytetarë nga Maqedonia të izoluar nëpër botë, kërkojnë shteti t’i kthejë në vendlindje!

Pasi qeveria njoftoi sot se do të kthejë në mënyrë selektive 915 shtetas të Maqedonisë nga Gjermania me harxhime në kurriz të udhëtarëve, qindra qytetarë të mbërthyer nëpër botë kanë kërkuar ndihmë përmes rrjeteve sociale, përcjell FLAKA.

Përkatësisht, ata ankohen për sjelljen e pahijshme të ambasadorëve dhe konsullatave maqedonase në të gjithë botën, veçanërisht në Evropë.

Disa nga qytetarët thonë se megjithëse kanë kërkuar ndihmë, ata ose i injoruan i kanë refuzuar. Këtu jemi në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Lubjlanë. Bëjmë thirrje, duke kërkuar nga Qeveria që të ndërmarrë masa për të na çuar në shtëpi.

“Ju lutemi kujdes kur caktoni ambasadorë, caktoni persona që të përfaqësojnë dhe kujdesen për qytetarët maqedonas, dhe jo ambasadori në Vjenë që të thirr policinë për shtetasit maqedonas që flejnë në automjetet e tyre për 7 ditë duke pritur që dikush t’i ndihmojë ata, të kthehen të sigurt në vendin e tyre”.

“Në Francë Ambasada e Maqedonisë as nuk ka dashur t’i dëgjon, u kanë mbyllur telefonin”.

Këto janë vetëm disa nga reagimet në rrjetet sociale të shtetasve nag Maqedonia të mbërthyer nëpër botë.

BURIMI: KURIR.MK

FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 25 Mars, 2020 21:57

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.