Qytetarët duhet të bëhen të vetëdijshëm për procesin e përgjithshëm të zhvillimit të një dezinformate

Desk
By Desk April 17, 2020 18:48

Qytetarët duhet të bëhen të vetëdijshëm për procesin e përgjithshëm të zhvillimit të një dezinformate

 Qytetarët duhet të bëhen të vetëdijshëm për procesin e përgjithshëm të zhvillimit të një dezinformate. Fillimisht qytetari duhet të bëhet i vetëdijshëm se prej ku rrjedhë një informacion i caktuar, që mund të paraqesë dezinformatë dhe më pas duhet të vijojë rrjedha e tij e mëtejshme. Është me rëndësi të theksohet se cila media e publikon, si përparon, mediat e ndryshme, që më pas e transmetojnë, ripublikojnë informacionin, llojin e angazhimit në mediat dhe rrjetet sociale, pjesë të këtyre informacioneve që mbërrijnë në rrjetet sociale. E gjithë kjo është në mënyrë që njerëzit të bëhen të vetëdijshëm për procesin përmes të cilit ushtrohet ndikim ndaj tyre.

Këtë gjatë bisedës për MIA theksoi Rumena Filipova nga Qendra bullgare për hulumtimin e demokracisë e cila shkëmbeu me ne një pjesë të hulumtimeve që i kanë zbatuar.

Sa më e madhe që të jetë përzierja politike-ekonomike me grupet dhe interesat (pro)ruse, aq më thjeshtë media i transmeton narrativet ruse përmes teknikave eksplicite për prezantim. Instrument kryesore përmes të cilit Rusia i përhapë porositë e saj propaganduese është përdorimi i fuqisë politike-ekonomike mbi oligarkët lokal, të cilët veprojnë si të autorizuar të Kremlinit dhe i kontrollojnë trupat redaktuese dhe udhëheqëse të mediave kombëtare me ndikim.

Këto janë një pjesë e hulumtimeve të Qendrës, me përfaqësuesen e së cilës, Filipova, (MEDIAL) kishte mundësinë të bisedojë gjatë vizitës së saj në Shkup, ku para do kohë ajo mori pjesë në debatin “Ndikimi i dëmshëm i dezinformatave”, në organizim të asociacionit MOST.

Hetimet e Qendrës kanë treguar për një skemë që përsëritet në vendet e rajonit të Detit të Zi, por gjithashtu edhe në Ballkan dhe Evropën Qendrore.Konkretisht në rastin e Bullgarisë, pasojat e kombinuara nga digjitalizimi dhe kriza financiare e ekonomike e vitit 2008 kanë rezultuar me largimin e investitorëve të huaj, vendin e të cilëve e kanë marrë grupet lokale të oligarkëve, të cilët kanë marrë kontrollin mbi pjesën më të madhe të kompanive mediatike. Propaganda proruse ka marrë për detyrë të punojë në shërbim të interesave dhe varshmërive të tilla politike-oligarke, shprehet Filipova në intervistën për (MEDIAL)-n.Në këto hulumtime vendosen termet fuqi “e fortë” dhe “e butë”. “Fuqia e fortë” është shprehje që e kanë përpunuar Kristofer Uokeri dhe Xhesika Ludvigu për ta dalluar nga “fuqia e butë”. “Fuqia e butë” fillimisht është përkufizuar nga Xhozef Naj në mënyrë që të shënojë aftësinë e vendit për të ndikuar ndaj të tjerëve përmes fuqisë tërheqëse ose bindëse të kulturës, vlerës së tij, dhe aftësisë tërheqëse të sistemit të tij demokratik politik, e kundërta e “fuqisë së fortë”, që përfshin përdorimin e detyrimit dhe kërcënimeve (ushtarake ose ekonomike) për të arritur një qëllim të caktuar.“Fuqia e fortë” gjithashtu shfrytëzon vegla informative dhe kulturologjike, që nuk paraqet detyrim tërësisht ushtarak dhe ekonomik, por në fund qëllimi është mbjellja e manipulimit dhe dezinformatave. Sipas autorëve, ajo që deri tani konsiderohej si “fuqi e butë” autoritare mund të karakterizohet më mirë si “fuqi e fortë”, që depërton, penetron ose performon në mjediset politike dhe informative të vendeve.

 
 

Ju jeni eksperte e ndikimit rus në Evropë, a mund të na tregoni më shumë për hulumtimet tuaja si është gjendja momentale?

Në Qendrën e hulumtimit të demokracisë fokusohemi në hulumtime të çështjes së ndikimit rus në Evropë, e veçanërisht jemi të fokusuar në dezinformatat ruse, ndikimin rus në fushën e mediave në rajone të ndryshme, duke përfshirë edhe rajonin e Detit të Zi, por gjithashtu edhe Evropën Qendrore, Evropën Perëndimore dhe Ballkanin. Qasja jonë kryesore është e ndërlidhur me identifikimin e ngjashmërive në ndikimin rus, duke përfshirë qëllimet, instrumentet dhe narrativet e përbashkëta, që përdoren në rajonet. Por, gjithashtu edhe specifikat dhe lokalizimin e propagandës ruse, meqë kemi përfshirje të proceseve për adaptim lokal të ndikimit të përgjithshëm rus, narrative dhe instrumente në bazë kombëtare dhe rajonale.

Njëra prej poentave kryesore të rëndësishme në të cilat fokusohemi është instrumenti që Rusia e përdorë në dërgimin e porosive propaganduese, që janë të orientuar drejt etablimit të kontrollit politik dhe ekonomik të “të autorizuarve” kryesorë lokal të oligarkëve, të cilët i kontrollojnë trupat redaktuese dhe udhëheqëse në mediat kombëtare.

Në çfarë mase është i pranishëm ndikimi i mediave ruse në Maqedoninë e Veriut, a keni ndonjë hulumtim të këtij lloji?

Kjo është pjesë e studimit që në këtë moment jemi duke e përpunuar për ndikimin e ashpër rus, që manifestohet përmes fenomenit të “kapjes” së mediave dhe të qeverisjes së mirë dhe zhvillimit demokratik dhe efektit negativ të tij në tetë vende të Evropës Juglindore. Ky është një proces që është në hulumtim e sipër, në të cilin janë përfshirë edhe partnerët tanë nga Maqedonia e Veriut dhe gjetjet tona do t’i shpërndajmë në shtator të këtij viti, kështu që bëhuni gati.

Njerëzit gjithmonë kanë qenë nën ndonjë ndikim, rus, nga vendet tjera, ndikim në vetë vendin, gjëja e vetme që ka ndryshuar janë mënyrat dhe mjetet me të cilat bëhet kjo. Në përgjithësi sot informacionet mund të prekin grupe më të mëdha të qytetarëve me përdorimin e teknologjisë së avancuar. Si mund të vlerësojë një njeri i rëndomtë se çfarë është në interesin e tij?

Duke marrë parasysh faktin se ato informacione zgjerohen, njerëzit nuk janë të pajisur mirë për të dalluar një propagandë, ndërsa për të ndodhur kjo sektori OJQ duhet të luaj rolin kyç, është me rëndësi ajo që e bëjnë organizatat qytetare në mënyrë që të ndihmojnë në zhvillimin e arsimimit mediatik, përmes fushatave për ngritjen e vetëdijes. Para së gjithash organizatat joqeveritare do të ndihmojnë me analizat dhe raportet, që i prodhojnë për t’u mundësuar qytetarëve vegla konceptore për të dalluar propagandën, duke përfshirë edhe burime legjitime dhe jolegjitime të informacioneve, lloje të narrativeve, narrativeve propaganduese. Gjithashtu, çfarë mediash vizitojnë, referenca, citate, për shembull do të jetë e dyshimtë nëse narrativi shkon në drejtim vetëm zyrtarët rusë t’i komentojnë marrëdhëniet me Perëndimin, pa siguruar kontekstin e mëtejshëm. Pra, sigurimi i veglave konceptore dhe deseminacioni i diturisë është me rëndësi, por gjithashtu edhe trajnimet praktike të gazetarëve duhet të zbatohen për shkak të efektit të njëjtë. Gazetarët të jenë të aftë të dallojnë propagandë, por edhe para së gjithash ta dallojnë atë, të gjejnë mënyrë përkatëse për dallimin e ndikimit negativ të huaj. Ndonjëherë mendoj se mund të përdoret edhe diagnostikimi teknologjik, zakonisht ka ekspertë të IT-së dhe një rreth të ngushtë të ekspertëve, por kjo dituri mund të zgjerohet në publikun që të bëhen të vetëdijshëm për mënyrën në të cilën zhvillohet një dezinformatë. Për shembull, prej nga e ka prejardhjen, nga cila media, si përparon, mediat e ndryshme, të cilat më pas e transmetojnë, ripublikojnë informacionin, llojin e angazhimit të rrjeteve sociale, një pjesë të këtyre informacioneve që mbërrijnë në rrjetet sociale. E gjithë kjo bëhet me qëllim që njerëzit të bëhen të vetëdijshëm për procesin përmes të cilit ushtrohet ndikim mbi ta.

Si përballet Bullgaria me lajmet e rrejshme?

Edhe një herë do të them se rolin më të rëndësishëm e ka shoqëria civile, organizatat joqeveritare, sektori OJQ dhe, siç thashë më parë, mendoj se kjo është pjesë e shoqërisë që kryeson në betejën kundër dezinformatave, në mënyrë analitike, teknologjike dhe gjithashtu përmes trajnimit të faktorëve kyç në luftimin e lajmeve të rrejshme.

Lidhur me marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, dy vendet nënshkruan Marrëveshje të fqinjësisë së mirë. A ka shumë lajme të rrejshme në Bullgari në raport me Marrëveshjen dhe në raport me përpjekjet e të dyja palëve për t’i përmirësuar marrëdhëniet?

Fillimisht të them se dezinformatat për marrëdhëniet bullgaro-maqedonase janë zakonisht të përcaktuara nga kalendari politik i marrëdhënieve bilaterale, pra nuk janë konstantë, por varen nga ngjarjet konkrete në marrëdhënie bilaterale. Lidhur me Marrëveshjen në fakt kishte shumë informime pozitive nga mediat bullgare për perspektivat e lëvizjes në drejtim të bashkëpunimit vin-vin, përballë mosmarrëveshjeve, veçanërisht për çështjet historike. Mund të them se kishte njëfarë emocionimi ë media në raport me Marrëveshjen, por në disa momente të caktuara të rënies mund të thuhet se ende ka ndikim nga nacionalistët lokal dhe qarqet proruse, të cilat në fakt bëjnë të ditur në faktin se Marrëveshja nuk është “mjaftë e fortë” në raport me Maqedoninë, në kontekst të asaj se Bullgaria ndoshta mund t’i mbronte më shumë interesat e saj politik dhe ekonomik dhe të mbrojë historinë e saj. Por, para së gjithash lidhur me marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, roli strategjik maqedonas në Ballka, ato qarqe që i përmenda e promovojnë tezën për rëndësinë e ekonomizimit të problemeve të Maqedonisë së Veriut dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pra shprehen se vetëm përmes bashkëpunimit ekonomik, pragmatik ekonomik me Rusinë dhe Kinën mund të zgjidhen problemet e rajonit në mënyrë që nuk mund të arrihet me hyrjen në BE dhe integrimet evropiane.

Ana Cvetkovska

foto Frosina Naskoviq

xhirues Andrej Brankoviq

 

Desk
By Desk April 17, 2020 18:48