Qytetarët e Gostivarit nuk e japin Gostivarin e vjetër për Gostivarin e ri
Qytetarët e Gostivarit duket që kanë nostalgji për Gostivarit e dikurshëm. Portali informativ Gostivari Sot lansoi në Fejsbuk sondazhin online me pyetjen: Ju pëlqen më tepër: Gostivari Sot apo Gostivari dikur.
Nga 36 lexues aq sa votuan në sondazhin online në Fejsbuk, 67 % pëlqejnë panoramën e dikurshme të qendrës së qytetit, dhe vetëm 33 % pamjen aktuale.
Portali Gostivari Sot, postoi fotografi nga i njëjti kënd nga sheshi i qytetit. Njëra foto e realizuar në vitet e 60 të shekullit të kaluar, dhe tjetra pas vitin 2009. Gostivari Sot