Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Qytetarët e zgjedhin presidentin e parë me emrin e ri, Republika ën e Maqedonisë së Veriut

Qytetarët e zgjedhin presidentin e parë me emrin e ri, Republika ën e Maqedonisë së Veriut

Redaksia 2 vjet ago

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve të gjashta presidenciale. Në garën presidenciale hynë kandidati i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski, i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova dhe Blerim Reka, e cili mbështetet nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Në  3.480 vendvotime në Republikë dhe në 32 jashtë vendit në zgjedhjet e gjashta presidenciale mund të votojnë 1.808.131 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.

Vendvotimet do të jenë të hapura prej orës shtatë deri në orën 19. Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm personat të cilët deri në atë moment ndodhen në objektin ku votohet.

Zgjedhjet presidenciale, sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor, do t’i ndjekin 3.150 vëzhgues nga vendi dhe 419 jashtë vendit, si dhe 13 gazetarë të huaj, të akredituar nga KSHZ-ja.

Vëzhgues kanë akredituar edhe shumë ambasada nga vende të huaja, si ambasadat e Federatës Ruse, Francës,  Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Italisë, Shqipërisë, Sllovakisë në Maqedoni. Në KSHZ janë akredituar edhe 289 përkthyes.

Presidentit aktual Gjorge Ivanov mandati i dytë pesëvjeçar i përfundon më 12 maj.

Dje, një ditë para zgjedhjeve, votuan personat në institucionet ndëshkuese-përmirësuese, të zhvendosurit brenda vendit, personat të cilët janë në arrest shtëpiak dhe personat e sëmurë të cilët e kanë kërkuar këtë nga komisionet komunale zgjedhore.

Procesverbalet dhe materiali tjetër zgjedhor bordet zgjedhore i dorëzojnë deri te KKZ-të në afat prej pesë orëve pas përfundimit të  votimit. KKZ-të përkatëse pastaj i grumbullon rezultatet nga votimi, harton procesverbale dhe ia dorëzon KSHZ-së.

KSHZ-ja rezultatet e para të votimit të cilat i ka marrë në formë elektronike i publikon në mënyrë suksesive, ndërsa rezultatet nga procesverbalet e KKZ-së në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

KSHZ-ja rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre.

Secili parashtrues  i listës së kandidatëve në procedurën për votim, grumbullim dhe konfirmim të rezultateve nga votimi mund të parashtrojë ankesë deri te KSHZ-ja në afat prej 48 orëve pas përfundimit të votimit, gjegjësisht publikimit të rezultateve fillestare. KSHZ-ja është e obliguar që të vendosë pas ankesës në afat prej 48 orëve pas pranimit.

Kundër vendimit të KSHZ-së mund të parashtrohet padi deri te Gjykata Administrative, në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas ankesës është e obliguar që të sjellë vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj.

Secili votues të cilit i është shkelur e drejta e votimit në procedurën e zbatimit të votimit mund të parashtrojë ankesë deri te KSHZ-ja në afat prej 24 orëve. KSHZ-ja është e obliguar që në afat prej katër orëve pas pranimit të sjellë vendim.

Kundër vendimit të KSHZ-së votuesi mund që në afat prej 24 orëve pas pranimit të ankohet deri te Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila, pas ankesës është e detyruar që të sjellë vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj.

KSHZ-ja mundet që sipas detyrës zyrtare ose sipas ankesës së parashtruar, me vendim e anulon votimin në vendvotim në raste të caktuara të konfirmuara me Kodin Zgjedhor.

Kundër vendimit me të cilin anulohet votimi mund të parashtrohet ankesë në Gjykatën Administrative të Republikës së Maqedonisë së  Veriut që në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë së  Veriut është e detyruar që pas ankesës të veprojë në afat prej 72 orëve pas pranimit të saj. Votimi i sërishëm i vendvotimit ku është anuluar mbahet 14 ditë nga dita e votimit të parë.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale është caktuar pas dy javëve, më 5 maj.

Që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë në karrigen e presidentit janë ulur katër presidentë. Presidenti i parë Kiro Gligorov dhe presidenti aktual Gjorge Ivanov funksiononin e presidentit e kanë kryer në dy mandate, ndërsa nga një mandat kanë pasur Boris Trajkovski dhe Branko Cërvenkovski

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Në Burgun e Shkupit dje votuan mbi 60 të burgosur
Next: Votohet në 3,480 qendra votimi në Republikë dhe në 32 qendra jashtë

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Redaksia 7 ditë ago
komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Redaksia 7 ditë ago
Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 1 javë ago

TË FUNDIT

640-0-602e316a657e7 Ndodh edhe kështu, burri i dërgon foto nga shtëpia, gruaja kap detajin dhe zbulon tradhtinë

Ndodh edhe kështu, burri i dërgon foto nga shtëpia, gruaja kap detajin dhe zbulon tradhtinë

1485BADB-B1C2-4943-BA84-0D557BBB5D62 (1) Bekteshi: Opozita të mos i bllokojë masat që janë në interes të kompanive dhe qytetarëve

Bekteshi: Opozita të mos i bllokojë masat që janë në interes të kompanive dhe qytetarëve

mpb-perhapesit-e-lajmeve-te-rrejshme-per-koronavirusin-do-te-sanksionohen-me-ligj_5e693e870409d Është paguar pagë-bonus për të punësuarit në MPB për vitin 2018

Është paguar pagë-bonus për të punësuarit në MPB për vitin 2018

zoran-zaev-3-746x380 Ashpërsimi i masave, Zaev: Fjalën e fundit do ta ketë komisioni

Ashpërsimi i masave, Zaev: Fjalën e fundit do ta ketë komisioni

bdi_ash_alternativa Reagon Alternativa, pas deklaratës së Osmanit për bashkëqeverisje të mundshme

Reagon Alternativa, pas deklaratës së Osmanit për bashkëqeverisje të mundshme

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.