Qytetarët gjatë kësaj periudhe duhet maksimalisht të jenë të përgjegjshëm

Desk
By Desk 29 Nëntor, 2020 14:04

Qytetarët gjatë kësaj periudhe duhet maksimalisht të jenë të përgjegjshëm

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë vizitës së tij të djeshme në Prilep, tha se festat në shtëpi dhe grupimet ishin arsyeja kryesore që gjatë valës së parë u përkeqësua gjendje epidemiologjike dhe ju bëri thirrje qytetarëve që mos lejohet sërish një gjë e tillë.

Qytetarët duhet të jenë maksimalisht të përgjegjshëm dhe duhet t’i respektojnë masat për mbrojtje që i sollën në fillim të muajit nëntor.

.Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, me ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, ndalohet grupimi i më shumë se katër personave në hapësira publike, përkatësisht parqe, hapësira publike apo në hapësira të hapura gjatë gjithë ditës.

“Duhet të mbahet maska në hapësira të hapura, si dhe mbajtja e higjienës personale, pastrimi i duarve me sapun apo mjete për dezinfektim, dhe mbajtja e largësisë fizike “, thuhet në njoftim.

Desk
By Desk 29 Nëntor, 2020 14:04