Qytetarët në veri thonë se nuk do ta bojkotojnë votimin e 21 prillit

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 05:54

Qytetarët në veri thonë se nuk do ta bojkotojnë votimin e 21 prillit

Pavarësisht bojkotit që do t’i bëjë Lista serbe, qytetarët pritet t’i përgjigjen votimit të 21 prillit për shkarkimin e kryetarëve aktualë të komunave në veri të Kosovës.Shtetet e QUINT-it kanë shprehur keqardhje për thirrjet e Listës Serbe që procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri të bojkotohet, e nga shoqëria civile bojkoti nga votimi është quajtur i pavend.

Thirrja e Listës Serbe nuk e ka zbehur dëshirën e qytetarëve për ta shfrytëzuar të drejtën e votës më 21 prill për shkarkimin e kryetarëve aktualë në komunat e pjesës veriore.

“Duhet të jesh budalla ta bojkotosh këtë votim. Ky është mendimi im, kam dëgjuar që Lista Serbe diçka po përzien, unë nuk jam dakord me qëndrimet e tyre. Unë do të dalë të votoj”, tha për RTK një qytetar.

“Bashkësia evropiane është përgjegjëse, duhet të flas me Prishtinën që procesi të jetë demokratik, siç na takon, kjo është përgjigja ime”, tha tjetri qytetar.

Shtetet e QUINT-it kanë shprehur keqardhje për thirrjet e Listës Serbe që procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri të bojkotohet.

“Na vjen keq për deklaratat e Listës Serbe dhe aktorëve të tjerë politikë serbë kosovarë që bëjnë thirrje për tërheqje nga pjesëmarrja në këtë votim për shkarkimin e kryetarëve. Pjesëmarrja demokratike është boshte për të siguruar që institucionet e zgjedhura të jenë përfaqësuese të qytetarëve që u shërbejnë. Votimi është një liri thelbësore e shoqërive demokratike”, thuhet në komunikatën e Shteteve të QUINT-it.

730
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 05:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
730
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?