Qytetarët nuk i morën paratë e premtuara për inverterët

Qytetarët nuk i morën paratë e premtuara për inverterët

Vauçerët e premtuar me nga 1 mijë euro për blerjen e inverterëve si zëvendësim për shporetet me dru nuk arritën në duart e qytetarëve. Paratë në lartësi prej 10 milionë eurove që i siguroi ESM janë transferuar nëpër komuna dhe tani pritet të fillojë shpërndarja tek qytetarët. Përgatitja e programit sipas të cilit do realizohet aksioni, dokumentet e nevojshme dhe mënyra e aplikimit janë nën kompetencat e Ministrisë së ambientit jetësor.

Procedura do të fillojë së shpejti. Kishte disa pengesa ligjore, softueri është gati për aplikim, mendoj që do të krijohen edhe kushte praktike që të mund të publikohet shpallja dhe Qyteti i Shkup ku veç më janë transferuar paratë – tha Jani Makraduli- zv/ ministër i mjedisit.

Në një situatë të këtillë, ende nuk ka nisur as fushata e aplikimit.

Punojmë për përzgjedhjen e subjektit që do ta përpunoj fushatën ndërsa të dhënat do t’u jepen nga ana jonë, nga institucionet, Ministria e mjedisit, e kështu me radhë -thonë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

Masa për subvencionimin e inverterëve u paralajmërua nga Qeveri në vjeshtë. Vitin e kaluar, disa herë u anulua për arsye të ndryshme. Me këtë masë parashihej fillimisht të përfshihen banorët nga qytetet më të rrezikuara si Shkupi, Tetova, Manastiri dhe Kërçova ndërsa përparësi të kenë amvisëritë me të ardhura më të ulëta.

Andrea Çobanova – ALSAT

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 26 Janar, 2020 19:27

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.