Qyteti i Shkupit do të subvencionojë blerjen e 2,800 biçikletave dhe 215 trotineteve elektrike

Desk
By Desk May 10, 2020 15:27

Qyteti i Shkupit njoftoi se së shpejti do të shpall thirrje publike për subvencionimin e 2,800 biçikletave dhe 215 trotineteve elektrik.

“Qytetarët mund të sjellin llogari fiskale për biçikletat dhe trotinetet elektrike të blerë prej 01.01.2020.”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Biçikletat do të subvencionohet me 50% të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3,000 denarë; ndërsa trotinetet do të subvencionohen me 30% të vlerës, por jo më shumë se 7,000 denarë.

“Në përputhje me mjetet e parapara financiare, Qyteti I Shkupit këtë vit do të ndaj subvencion diku 2800 biçikleta dhe rreth 215 trotinete elektrike. Shpallja do të jetë e hapur deri 30.11.2020, ose deri në realizimin e mjeteve, sipas principit i pari vjen, I pari shërbehesh”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit

Qyteti i Shkupit njofton se 8.5 milionë denarë janë të dedikuara për biçikleta, ndërsa për trotinetet elektrike 1.5 milionë euro.

“Për vitin 2018 dhe 2018, Qyteti i Shkupit ka subvencionuar 7,255 biçikleta dhe 313 trotinete elektrike për qytetarët”, raportojnë nga Qyteti i Shkupit./Portalb.mk

Desk
By Desk May 10, 2020 15:27