Qyteti i Shkupit nis zbatimin e aksionit “Fidanë për çdo fëmijë”

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 10, 2019 19:19

Qyteti i Shkupit nis zbatimin e aksionit “Fidanë për çdo fëmijë”

Qyteti i Shkupit ka vendosur 20 pllaka me emrat e fëmijëve të porsalindur në fidanët që u mbollën në aksionin e fundit për gjelbërim në qytet në kuadër të projektit “Fidanë për çdo fëmijë”.

Fidanin e tyre në parkun e qytetit tanimë e kanë Leart Kadri, Lluka Tomiq dhe Sara Osmanovska, fëmijë të lindur në vitin 2018.

Kryetari i Qytetit të Shkupit ftoi prindërit e ardhshëm të lajmërohen në Qytetin e Shkupit për të marrë pjesë në këtë aksion fisnik që fëmijët e tyre të kenë një pemë në kryeqytet.

“Në periudhën e ardhshme, 300 drunj në parqet dhe në rresht-drurët e qytetit do të marrin pllaka me emrat e fëmijëve të porsalindur për nder të secilit që është mbjellë druri. Jam veçanërisht i kënaqur që këta fëmijë do të rriten bashkë me pemët dhe do të mund ta ndjekin rritjen e pemës së tyre. Pllakat shkruhen në gjuhën që e zgjedhin prindërit. Për ne është e rëndësishme që fëmijët të lidhen me këtë qytet”,- tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Ky projekt ka filluar së bashku me prindërit e fëmijëve të porsalindur, Ndërmarrjen Publike “Parqet dhe gjelbërimet”, si dhe me Spitalin Gjinekologjik në Shkup.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 10, 2019 19:19