Qyteti i Shkupit publikoi anketë me propozime për emra të rinj të rrugëve, urave…

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 29, 2019 20:31

Qyteti i Shkupit publikoi anketë me propozime për emra të rinj të rrugëve, urave…

Qyteti i Shkupit sot publikoi anketën për grumbullimin e propozimeve për emra të rinj të toponimeve (rrugë, bulevarde, ura, sheshe, parqe dhe objekte të tjera infrastrukturore).

Për atë qëllim, siç informon Qyteti i Shkupit, është publikuar pyetësor onllajn (ttps://skopjelab.typeform.com/to/tyGGmL) përmes të cilit qytetarëve iu mundësohet t’i dërgojnë propozimet e veta për toponime përmes internetit, me përgjigje të disa pyetjeve. Pyetësori do të jetë i hapur deri më 18 gusht të këtij viti.

Qytetarët që nuk shfrytëzojnë internet, propozimet e veta me arsyetim të shkurtë mund t’i dërgojnë përmes postës në adresën: Qyteti i Shkupit, Këshilli i Qytetit të Shkupit, bul. Ilinden, nr.82, më së voni deri më 18 gusht.

Në pajtim me Ligjin për përcaktim të emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore, emrat e toponimeve të qytetit “mund të përcaktohen me shënim tjetër gjeografik, etnografik, historik dhe tjetër, emër të ndonjë personaliteti të shquar nga sfera e historisë, shkencës dhe kulturës, emra të tjerë të përshtatshëm, si dhe emra të ndonjë ngjarje dhe date të rëndësishme, në bazë të listës së emrave”.

Nga Qyteti i Shkupit theksojnë se emrat e propozuar nga qytetarët do t’i shqyrtojë Komisioni  për emërim të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore e Këshillit të Qytetit të Shkupit që ka për detyrë ta përpilojë listën e emrave në pajtim me dispozitat e këtij Ligji dhe të njejtën t’a dorëzojë në formë të propozimit në Këshillin e Qytetit të Shkupit, i cili e konstaton të njejtën pas mendimeve të marra paraprakisht nga komunat dhe në pajtim me Qeverinë.

Qytetarët do të kenë mundësi të propozojnë vetëm emra të toponimeve, por jo edhe lokacione të cilat do të emërohen me këto emra. Komisioni për emërim të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore i Këshillit të Qytetit të Shkupit do t’i shqyrtojë propozimet e qytetarëve, por nuk ka për obligim të gjitha propozimet t’i përfshijë në listën e cila do t’i propozohet Këshillit, theksojnë nga Qyteti.

Nga atje thonë se në nenin 6 nga Ligji me të njetin emër është caktuar se nuk mund të caktohet emri i rrugës, sheshit, urës apo ndonjë objekti tjetër infrastrukturor me të cilin shkelet imazhi i shtetit, ofendohen ndjenjat nacionale të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të qytetarëve të shteteve të tjera, si dhe shkelen marrëdhëniet mes bashkësive, traditat dhe morali publik. Në një vendbanim dy e më shumë rrugë nuk mund të kenë të njejtin emër. Emri i toponimit nuk mund të ketë më shumë se katër fjalë.

Gjatë përpilimit të kësaj liste Komisioni do të ketë kujdes për përfaqësimin e propozim emrave të cilat shënojnë personalitete dhe ngjarje me rëndësi për historinë, kulturën dhe shkencat e qytetarëve të cilët u takojnë bashkësive të cilat nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ceket në kumtesën e Qytetit të Shkupit. (koha.mk)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 29, 2019 20:31