Ra poshtë edhe tenderi i ri për respiratorë, OBSH: Nuk ka prova se ata që janë kuruar nga Covid-19 kanë imunitet

Desk
By Desk April 25, 2020 20:25

Ra poshtë edhe tenderi i ri për respiratorë, OBSH: Nuk ka prova se ata që janë kuruar nga Covid-19 kanë imunitet

Asnjëra nga dy kompanitë që e kanë fituar tenderin për furnizim të respiratorëve nuk ka mundësi që ata t’i dorëzojë në afatin e caktuar në furnizimin publik – 30 ditë.

Ministria e Shëndetësisë:

Për këtë shkak, anulohet furnizimi publik dhe përsëri do të publikoh

et i ri. Në ndërkohë, Republika e Maqedonisë së Veriut ka marrë 12 respiratorë nga BE, me çka u plotësuan kapacitetet ekzistuese. Duke përfshirë edhe respiratorët e ri që kanë arritur, në institucionet shëndetësore në gjithë vendin në dispozicion janë 130 respiratorë.

Duhej të blihen 31 respiratorë edhe atë 26 nga Koreja e Jugut dhe 5 nga Gjermania. Çmimi i një  respiratori është rreth 25 mijë euro.

Por, nga autoritetet shëndetësore thonë se për momentin përdoren më pak se 10% të respiratorëve duke pasur parasysh se në aparate për frymëmarrje janë të kyçur vetëm 11 pacientë.

Në pyetjen e TV21, a është shëruar ndonjë pacient i cili ka qenë i kyçur në respirator, Filipçe u përgjigj se deri më tani nuk ka pacient të tillë.

“Jo, nuk ka pacient të kuruar në respiratorë. Ka disa pacientë që janë një kohë më të gjatë, andaj tani planifikohet të ndryshohet mënyra e kurimit te personat te të cilët ka shenja të përmirësimit’, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Për momentin Maqedonia në dispozicion ka 130 respiratorë, ndërsa nëse ka nevojë spitalet private paralajmëruan se do t’i vendosin në dispozicion kapacitetet e tyre me respiratorë.

Në 24 orët e fundit në Maqedioni janë regjistruar 41 raste të reja me Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm ka arritur në 1367 persona. Sot jetë kanë ndërruar 2 persona, ndërsa janë shëruar 37 persona, në mjekim spitalor 2 dhe 35 persona në mjekim shtëpiak.

Momentalisht nuk ka prova se ata që janë shëruar nga Kovid-19 kanë imunitet, publikoi Organizata botërore e shëndetësisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë:

Edhe nëse ka antitruptha kundër Kovid-19, kjo nuk do të thotë se këta persona janë të mbrojtur nga infektimi i sërishëm.

Ka mendime se personat që shërohen nga Kovid-19 në trup zhvillojnë antitruptha që e sulmojnë virusin dhe parandalojnë infektim të sërishëm.

OBSH deklaroi se është kundër asaj që personave që kanë qenë të infektuar t’u merren të ashtuquajturit “pasaporta për imunitet”, duke vlerësuar se kjo gjë mund të rrisë rrezikun nga shpërndarja e sërishme e infektimit.

Desk
By Desk April 25, 2020 20:25