Rajoni i Uashingtonit, vatra e re e COVID-19

Desk
By Desk May 5, 2020 21:05

Rajoni i Uashingtonit, vatra e re e COVID-19

Me gjithë masat e kontrollit në fuqi prej më shumë se një muaj, zona e Uashingtonit është një vatër e re e koronavirusit në SHBA, megjithatë rritja e rasteve pozitive nuk është domosdoshmërisht një shenjë e keqe, sipas ekspertëve.

Pavarësisht mbylljes së shkollave dhe bizneseve dhe vendosjes së kontrollit në fund të marsit, rastet e infektimit, shtrimet në spitale dhe vdekje vazhduan të rriteshin në rajonin e Uashingtonit.

“Ne jemi në një zonë me një dendësi të lartë të popullsisë dhe me shumë punëtorë thelbësorë, që duhet të shkojnë në punë dhe të cilët janë të ekspozuar ndaj virusit”, tha Travis Gayle, shefi i shërbimeve shëndetësore për kontenë e Montgomerit, Merilend.

Sëmundjet si hipertensioni ose diabeti, faktorët rëndues të koronavirusit dhe mungesa e mbulimit social në këto komunitete të varfra, gjithashtu, rrisin rrezikun e ndërlikimeve.

Uashingtoni, i cili ka më shumë se 5 300 raste pozitive dhe 264 vdekje për 700 000 banorë, ka identifikuar një rritje të rasteve pozitive, kryesisht të transmetimeve në shtëpi me shumë breza brenda.

Një shqetësim tjetër janë shtëpitë e pensionit, ku qyteti njofton për 70 vdekje midis banorëve dhe dy në mesin e personelit, në javët e fundit.

Desk
By Desk May 5, 2020 21:05