Raketa kineze përfundon në det, po binte në mënyrë të pakontrolluar | VIDEO

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 22:21

Raketa kineze përfundon në det, po binte në mënyrë të pakontrolluar | VIDEO

Pjesë të raketës kineze Long March 5B kanë përfunduar në ujërat e detit të Malajzisë. Raketa po binte drejt Tokës në mënyrë të pa kontrolluar, ndërsa mbetjet e saj kanë përfunduar në një zonë pranë qytetit bregdetar Bintulu.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet kineze, por edhe nga Forcat Hapësinore Amerikane. Pjesë të raketës kanë rënë rreth orës 18:51 të së shtunës, saktësoi Pekini.

Mbetjet që ranë në det janë pjesë të raketës që më 24 korrik dërgoi në orbitë modulin e dytë të stacionit hapësinor kinez.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 22:21