Rama dhe Rute, të shqetësuar për Ballkanin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 21:16

Rama dhe Rute, të shqetësuar për Ballkanin

Kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama dhe të Holandës, Mark Rute (Rutte)shprehën shqetësimin për gjendjen në Ballkan dhe për ndikimin e Rusisë dhe Kinës.

“Shqetësimi ynë është  se ajo çfarë vjen si anë negative e saj është influencë në rrijte e gjithë Rusisë dhe Kinës dhe ne jemi të interesuar që perspektiva e Bashkimit Europian të jetë e pranishme këtu e jo perspektiva e Rusisë dhe Kinës”-tha zoti Rute.

Të dy kryeministrat pohuan se nuk ka shenja të mira në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për “Ballkanin e Hapur” kryeministrat Rama dhe Rute thanë se është mekanizëm që i shërben integrimit dhe se duhet të jetë vërtetë i hapur për të gjithë.

Pas takimeve të kryeministrave dhe të delegacioneve, zoti Rute dhe mikpritësi Rama dolën në konferencë për gazetarë,

Zoti Rama tha se nuk beson se jemi prag konflikti ballkanik, por simptomat e rrezikshme duhen marrë me shumë seriozitet, raportoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika:

“Përsa i përket pastaj specifikisht atyre që shohim në rajon këto ditë që nuk janë shenja të mira, as në Bosnjë, as në Malin e Zi, as në Maqedoninë e Veriut, as në kufirin e Kosovës me Serbinë që e pamë para ca ditësh, janë një arsye për të shtuar më shumë forcat, për të rritur bashkëpunimin e prandaj unë e përsëris, Ballkani i Hapur nuk është një çelës magjik, nuk është e vetmja gjë që mund të imagjinohet, por është një instrument, një mekanizëm që i shërben këtij qëllimi”.

Kryeministri Rama shtoi se Bashkimit Europian nuk i duhet një Ballkan Perëndimor ku siç theksoi “ka konflikte e ndjenja e mërzisë, apo e tradhtisë nga ana e BE-së të prevalojë”.

“Nuk i duhet një BP ku forcat e tjera të gjejnë terren pasi ne fizikisht jemi brenda tij. Dhe BE është i vetmi realitet në hartën e botës që ka një kufi të jashtë dhe një kufi të brendshëm”-tha ai.

Zoti Rute theksoi se “sa i përket nismës së Ballkanit të Hapur, ne jemi në favor të integrimit rajonal për aq kohë sa është i hapur për këdo. Unë e kuptoj që është shumë i hapur edhe për Malin e Zi, Kosovën, Bosnje Hercegovinën që të bëhen pjesë sepse ndihmon që të punohet drejt hapave të mëtejshëm në bisedimet e anëtarësimit duke përdorur përdorimin e standardeve dhe kuadreve të BE sa më shumë të jetë e mundur”.

Por, ai pranoi se është “vërtetë i shqetësuar për Bosnje-Hercegovinën, pasi duket sikur serbët e Bosnjës në këtë moment po shkelin hapur marrëveshjen e Dejtonit dhe të Kushtetutës së Bosnjës”.

“Po punojmë shumë në nilevet e BE-së për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar sistemin politik të ndahet në atë vend përgjatë vijave etnike. Kjo thekson rëndësinë e dialogut, por po kështu edhe të udhëheqjes së politikanëve të lartë në Ballkan”-tha kryeministri holandez.

Kryeministri Rute tha se po punohet që të vlerësohet përparimi i Shqipërisë për hapjen e  negociatave të anëtarësimit, ndërsa Holanda ka vendosur veton dy herë më parë.

“Është e drejtë të niset zyrtarisht Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Është thelbësore të zgjidhet bllokimin nga ana e Bullgarisë shpresojmë ta bëjmë. Bullgaria do të ketë zgjedhje të dielën dhe do të jetë e drejtë, rigoroze çelja e negociatave. është bërë progresi i duhur”-tha kryeministri Rute.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 21:16

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare