Rama: Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit

Rama: Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për atentatin e Shkozetit ku u plagosën prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho.

“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit. Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda”.

“Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë”, shkruan ai në Twitter.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 5, 2019 20:30

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA