Rama e ekspozon Kurtin në rrjetet sociale. Ky i fundit asnjë foto me kryeministrin shqiptar!

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2022 10:37 Updated

Rama e ekspozon Kurtin në rrjetet sociale. Ky i fundit asnjë foto me kryeministrin shqiptar!

Kongresi i Partive Socialiste Europiane bëri bashkë kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Eri Rama e Albin Kurti. I pari, gati në çdo postim në rrjetet sociale ka ekspozuar homologun nga Kosova, por ky i fundit duket i kursyer dhe në postimet e tij nuk ekspozon homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama, shkruan Flaka

Madje, Rama e nisi përshkrimin e Kongresit të Partive Socialiste Europiane në publikimin e parë me një surprizë që ia bëri Kurtit, duke i mbyllur syt nga pas, një gjest që pastaj u bë viral në rrjetet sociale dhe u pëlqye nga opinioni.

Edhe në publikimin e dytë nga konkresi, Rama zbardhi fotografi ku nuk mongonte Albin Kurti.

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në postimin e tij mbi kongresin e Partive Socialiste Europiane ka kursyer hapësirën në rrjetet sociale duke mos publikuar asnjë foto me Edi Ramën.

Këto lëvizje të Albin Kurtit, tregojnë se marrëdhëniet jo të mira me Edi Ramën ende nuk janë kapërcyer, të paktën nga ana e tij. Edhe pse, në postimet e Ramës, që të dy duken të buzëqeshur e me plot humor, gjë që tregon se raportet mes tyre nuk janë edhe aq të ashpërsura, por se Kurti vazhdon të “përbuzë” Ramën vetëm për konsum të opinionit publik. Flaka

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2022 10:37 Updated