Rama: Kompania kineze dështoi, marrim në kontroll perimetrin e sigurisë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 10, 2019 20:45

Rama: Kompania kineze dështoi, marrim në kontroll perimetrin e sigurisë

“Shteti shqiptar s’do të pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar ngjarjes së djeshme në aeroportin “Nënë Tereza”.

Sipas kryeministrit Rama, “kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi njësoj në garantimin e sigurisë”.

“Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi njësoj si në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme. Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht”, tha Rama. /Atsh

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 10, 2019 20:45