Rama me Emirin e Katarit: Prioritet turizmi dhe tregtia

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 19:51

Rama me Emirin e Katarit: Prioritet turizmi dhe tregtia

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Katar ku po zhvillon një vizitë zyrtare me ftesë të Emirit të Katarit Lartësisë së Tij Sheikut Tamim bin Hamad Al Thani.

Kreu i qeverisë shqiptare u prit në një ceremoni të posaçme zyrtare ku merrnin pjesë personalitetet më të larta të shtetit.

Kryeministri Rama u prit në një takim të veçantë nga Emiri i Katarit, Lartësia e Tij Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, si dhe shprehën angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë.

Gjithashtu, zhvillimi i turizmit dhe i tregtisë së ndërsjellë, u theksua si prioritet.

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 19:51