Rama: Na zuri Lufta e Tretë Botërore, askush nuk do vdesë për bukë! Do dalim prej saj më të fortë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 1, 2020 20:56

Rama: Na zuri Lufta e Tretë Botërore, askush nuk do vdesë për bukë! Do dalim prej saj më të fortë

Në komunikimin e mbrëmjes përmes Facebookut, kryeministri i vendit Edi Rama iu kujtoi qytetarëve shqiptarë që janë në luftë dhe jo në një luftë dosido, por në mes të Luftës së Tretë Botërore dhe në luftë qeveria do të kujdeset që askush të mos vdesë për bukë.

“Lufta që na ka zënë derën nuk është as locale dhe as rajonale por lufta e tretë botërore. Të gjithë në Europë po shohin shtëpitë e tyre. Taksiratet e vendeëve më të mëdha janë më të mëdha se tonat, se ne jemi mësuar me pak, do dalim më të mirë dhe më të fortë në fund. Unë jam optimist se do sigurojmë edhe financime shtesë për të qënë më pak të shtrënguar edhe në periudhën pas përfundimit të pakEtes, që kohëzgjatja e madhe të mos na gjejë të papërtgatitur. Në luftë jetohet për ekzistencë, jeta jonë e familjarëve është më e rëndësishme. Asnjë shqiptar nuk do vdesë për bukë as në këtë luftë. Do jua kujtoj prapë se në këtë vend kur ishte shumë më i varfër se sot u vranë 28 mijë njerëz dhe askush nuk vdiq për bukë. Lufta është reale, edhe pse armiku është i padukshëm”,- tha Rama.

Rama tha gjithashtu se “mundësia e malit me viktima është reale”, ndërsa shtoi: “Jam këtu bashkë me të tjerët që t’ju mbrojmë dhe t’ju nxjerrim shëndoshë e mirë të gjithëve, durim, durim, durim dhe besim të patundur se Zoti i shqiptarëve është i madh”.

(BalkanWeb)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 1, 2020 20:56