Rama: Në vendet tona do të ndërtojmë standartet e BE-së

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 13:12

Rama: Në vendet tona do të ndërtojmë standartet e BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët me Aleksandar Vuçiq dhe Nikolla Dimitrov, bëri të ditur se sot në takim kanë rënë dakord për një qëndrim të përbashkët adresuasr BE-së, duke shtuar se kjo nismë rajonale nuk ka asnjë lëkundje për të ndërtuar në vendet tona standartet Evropiane, transmeton TV21.

“Takuam Këshillin e Atlantikut, ka ardhur nga SHBA në mbështetje të kësaj përpjekjeje duke pritur që të njihemi me rezultatet e një studimi që do të ekspozohet në Tiranë për përfitimet nga Ballkani i Hapur i të gjashtë vendeve. Kemi rënë dakord për një qëndrim të përbashkët adresuar BE, duke kuptuar situatën me bllokimin absurd që i është procesit të RMV dhe Shqipërinë, por duke nënvizuar se nuk kemi asnjë lëkundje për të ndërtuar në vendet tona standartet e BE. Jemi të bindur se ndërsa ata janë të zhytur në problemet e tyre mund të konsiderojë disa hapa të rëndësishëm për të ardhur më pranë rajonit, mbështetje për fermerët tanë, universitetet, në segmente të caktuara…Duke e konsideruar Ballkanin Perëndimor si pjesë të vetën kur vjen puna tek energjia. Kemi vënë re se gjatë 8 muajve të fundit fluksi i turistëve nga Serbia është rritur 63 për qind, nga RMV, 22 për qind, shifra që ndihen në ekonomi”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 13:12