Rama: Osmani ishte i mrekullueshëm në durimin, qëndrueshmërinë dhe kokëfortësinë e tij

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Korrik, 2022 00:08

Rama: Osmani ishte i mrekullueshëm në durimin, qëndrueshmërinë dhe kokëfortësinë e tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe një herë ka shprehur qëndrimin e tij se Maqedonia e Veriut duhet të pranojë propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, me çka do të hapen edhe negociatat e vendit me Bashkimin Evropian, përcjell TV21.

Rama në një intervistë për Kanal5 ka treguar procesin e e negociatave me palën bullgare në Samitin e NATO-s në Madrid, gjegjësisht për negociatat që ka zhvilluar kryediplomati Bujar Osmani.

“Shikoni, unë kam ndjekur komplet punën e rëndë që është bërë, posaçërisht në Madrid, që të përmbushen shqetësimet e palës maqedonase dhe mund të iu them se presidenti Macron vendosi të gjithë peshën e tij në 48 orë, ditë-natë dhe duke iu falënderuar marrëdhënies së mirë me të, por edhe duke iu falënderuar edhe Bujar Osmanit, i cili ishte i mrekullueshëm në durimin e tij, qëndrueshmërinë, dhe kokëfortësinë, propozimi i ri i cili është final, duhet të kuptoni është final, ka dalë dhe unë fuqishëm besoj se është momenti i duhur dhe është absolutisht ok të pranohet dhe të hapet kjo derë”, deklaroi mes tjerash Rama.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Korrik, 2022 00:08