Rama për Tusk: Një nga zërat më të fortë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 16, 2019 20:03

Rama për Tusk: Një nga zërat më të fortë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Me mbërritjen në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka takuar Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Në një postim në facebook, Rama shkruan: “Bruksel – Me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, një nga zërat më të fortë në frontin e gjerë të PO-së, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Rama dhe homologu i tij maqedonas janë në Bruksel për mbledhjen e liderëve të Bashkimit Evropian.

Për dy ditë, liderët e BE do të mblidhet për të diskutuar për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian ditën e djeshme nuk ranë dot dakord për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 16, 2019 20:03