Rama pret në Pallatin e Brigadave Presidentin e KE-së Charles Michel

Rama pret në Pallatin e Brigadave Presidentin e KE-së Charles Michel

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në Pallatin e Brigadave me Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel.

Ky takim do të ketë në qendër të bisedës Konferencën e Donatorëve që do të mbahet në 17 shkurt për tërmetin.

“Për mua dita fillon tërmet dhe mbaron tërmet. Do ia dalim, kemi shumë punë. Do të shkoj në Gjermani, Bruksel prapë përpara, sot vjen ai Presidenti i Këshillit dhe do të flasim për këtë punë”, tha Rama.

Gjatë një vizite në Itali në takimin me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, Rama u shpreh se dëmi nga tërmeti është rreth 1 miliardë euro.

Pas takimit në Pallatin e Brigadave kryeministri Rama dhe Presidenti i KE Michel do të mbajnë një konferencë për mediat, e pasuar kjo nga një drekë pune.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 24 Janar, 2020 20:10

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.