Rama reagon për ngjarjen në Himarë: Fatkeqësi që e përdorin ata të cilët bëjnë politikë të pashpresë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 21:10

Rama reagon për ngjarjen në Himarë: Fatkeqësi që e përdorin ata të cilët bëjnë politikë të pashpresë

Më shumë se tre orë pas ngjarjes së rëndë në Himarë, ku një vogëlushe 7-vjeçare u godit për vdekje me skaf nga një punonjës policie, ka reaguar kryeministri Rama.

Në një postim në Tuiter, ai shprehet se drejtuesit e policisë duhet t’u japin mësimin e duhur trupave, ndërsa shton se ngjarja po përdoret politikisht.

Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!

Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 21:10