Rama “sfidon” Metën: Presidenti nuk mund ta shpërndajë Parlamentin

Desk
By Desk March 2, 2020 20:40

Rama “sfidon” Metën: Presidenti nuk mund ta shpërndajë Parlamentin

Pas paralajmërimit të presidentit Ilir Meta se do të shpërndajë Parlamentin më 15 mars nëse mazhoranca nuk tërhiqet nga grushti i shtetit, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, raporti pozitiv i Brukselit dhënë këtë të hënë duhej të gëzonte një President, ndërsa shtoi se nuk befasohet nga shpërthimet e Ilir Metës.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shprehet se Presidenti nuk mund të firmosë dekret për shpërndarje Parlamenti.

“Sot misioni europian, i riu ka dhënë rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësi të Shqipërisë në BE. Jo vetëm se komisioni i ri jep rekomandimin po rikonfirmon dhe përforcon rekomandimin e vitit të shkuar. Ky është lajmi për mua sot. Ka edhe një koincidence, shkojmë në Brusksel marrim një mbështetje të jashtëzakonshme duke siguruar për njerëzit që janë në hall. Po atë ditë presidenti, që sot nuk ka asgjë del dhe shpërthen përpara jush si një minë e programuar. Pikërisht për të bërë atë gjë çdo ditë. Sot del një raport që minimalisht duhet ta gëzonte një president, por që ta hidhëronte që të rishpërthejë, në fakt është për të qarë jo për të qesh se për mua është e pritshme. Meta nuk mund të firmosë shpërndarjen e parlamentit. Sot ka çelur një fushatë brenda opozitës, mund të firmos dhe dekret për t’i shpallur luftë SHBA, por Parlamenti nuk do ta njohë.

Desk
By Desk March 2, 2020 20:40