Analisti Ismet Ramadani në emisionin “24 Analizë” në Tv 24 tregon se në vitet e 70-ta janë larguar vetëm një apo dy pjestarë nga familja, përcjell FLAKA.
“Fëmijët rrinin në shtëpi dhe më pas në vitet e 80-ta patëm një arratisje për shkak të represionit që ishte bartur nga koha e Jugosllavisë. Pastaj kishte intelektualë që u larguan. Në vitet 90 patëm emancipimin e shqiptarëve dhe më pas patëm një fenomen tjetër. Kanë lindur më pak fëmijë. Kohët e fundit kemi ikje të tërë familjes. Emigrimi është më i theksuar në pjesën e Pollogut”, ka thënë Ramadani. FLAKA