Ramaj kompleton ndeshjen në barazimin e Frankfurtit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 23:00

Ramaj kompleton ndeshjen në barazimin e Frankfurtit

Portieri shqiptar, Diant Ramaj, ka kompletuar ndeshjen e parë me skuadrën e Eintracht Frankfurtit në këtë edicion të Bundesligës gjermane. Ramaj në mungesë të portierit Kevin Trapp, ishte në portën e Frankfurtit në tërë ndeshjen që skuadra e tij e barazoi në udhëtim te Freiburgu, 1:1.

Ishte ndeshje e xhiros së 17-të. Randal Kolo Muani shënoi për mysafirët në minutën e 42-të, kurse Matthias Ginter realizoi në portën e Ramajt, dy minuta pas pushimit.

Frankfurti në 17 ndeshje ka 31 pikë dhe zë pozitën e katërt në tabelë. Freiburgi në pozitën e gjashtë ka 31 pikë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 23:00