Ramos dëshiron të marrë pjesë në Olimpiadë, Zidane e përkrah

Ramos dëshiron të marrë pjesë në Olimpiadë, Zidane e përkrah

Lojërat Olimpike do të zhvillohen këtë verë në Tokio të Japonisë gjatë datave 24 korrik deri në 9 gusht. Sergio Ramos ka një dëshirë të madhe për të marrë pjesë dhe Zinedine Zidane është gati për ta mbështetur.

Trajneri i Real Madrid është ndalur te kjo temë gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes me Levanten dhe marrja pjesë në Olimpiadë është një nga pengjet e francezit.

“Nëse kjo është ajo që dëshiron, unë do e mbështes. Nëse dëshiron të përfaqësojë vendin e tij, edhe pse në moshën 34-vjeçare, është diçka shumë e bukur. Do të isha shumë i lumtur për të. Edhe mua do të më pëlqente të merrja pjesë në Olimpiadë.

Lojërat Olimpike janë të mrekullueshme, janë diçka ndryshe nga kompeticionet e tjera. Është përrallore të përjetosh një eksperiencë të tillë, ma ka konfirmuar çdokush që ka marrë pjesë. Do kisha dashur shumë të merrja pjesë, por tani është shumë vonë“, deklaron Zinedine Zidane.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Shkurt, 2020 19:54

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.