Raporti gjerman për zjarrin në Tetovë, Aliu: Javën e ardhëshme në duart e prokurorëve

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 19:41

Raporti gjerman për zjarrin në Tetovë, Aliu: Javën e ardhëshme në duart e prokurorëve

Në fillim të javës së ardhshme prokurorët publik të Tetovës do ta kenë të përkthyer raportin e ekspertëve gjerman lidhur me zjarrin në spitalin modularë në Tetovë.

Prokurori Besir Aliu për TVM2 thotë se pasi që do të kenë raportin e përkthyer, ekipi i pesë prokurorëve do të vendos për masat e mëtejshme para hetimore dhe për atë se cilën pjesë të raportit gjerman do ta bëjnë publike për opinionin. Ne rast se ndodh të ketë dallime mes raportit të ekpertëve gjerman dhe raportit të organaveve vendore, atëherë do të porositet edhe një ekspertizë shtesë pasi që nuk është e lejueshme për ngjarje të njejtë ketë dy raporte të ndryshme, thotë Aliu.

“Në rast se ndodh të ketë disa dallime mes raportit të ekspertëve gjerman me raportin e ekspertëve tanë, ose nëse shihet se në raportin gjerman ka dëshmi ose procese të cilët nuk janë të përfshirë në raportin vendor, atëherë do të jetë e nevojshme të bëhet ekspertizë shtesë, sepse është e palejueshme për një ngjarje të njëjtë të ketë dy raporte të ndryshme”, thot Aliu në përgjigjen me shkrim për TVM 2.

Raporti i ekspertëve gjerman i shkruar në 7 faqe, të premtën e kaluar arriti në Prokurorinë e Tetovës. Sipas raportit paraprak të MPB-së, shkaku i shpërthimit të zjarrit në spitalin modular të Tetovës më 8 shtator vitin e kaluar ishte shpërthimi I kabllos vazhduese elektrike, në të cilën ishin të kyçur tre pajisje përnjëherë, pajisja e reanimacionit, karikuesi i celularit dhe një pajisje tjetër. Në këtë ngjarje tragike jetën e humbën 14 persona, ndërsa spitali modular u dogj tërësish.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 19:41