Raporti i dytë i ASHMAA-së për raportim në fushatën zgjedhore

Desk
By Desk 25 Prill, 2019 19:36

Mediat kombëtare në fushatën zgjedhore prej datë 10 e deri më 19 prill, si dhe në periudhën paraprake, më tepër janë përqendruar  në aktivitetet e kandidatëve presidencialë, ndërsa rrallë nga televizionet rajonale dhe lokale në lajmet kanë kushtuar kohë më të rëndësishme për zgjedhjet në përgjithësi dhe  zakonisht janë përqendruar në zgjedhjet lokale.

Këtë e tregon raporti i dytë i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale  për mënyrën  e raportimit të radiodifuzerëve nga data 1- e deri më 19 prill të këtij muaji. Me monitorimin janë përfshirë 32 servise programore, njëri në nivel kombëtar  (13 TV dhe dy radio), 17 televizione rajonale dhe lokale.

“Karakteristikë e mbulimit mediatik në këtë periudhë ishte tentimi më i madh te radiodifuzerët për respektim konsekuent të parimit të barazisë, në pajtim  të të cilit sigurohet bilanc të raportimit për aktivitetet   edhe të kandidatëve presidencialë dhe për kryetarë. Përjashtim është TV Sitel i cili ka dallime më të mëdha në kohën e dhënë në lajmet, nga ana tjetër për kandidatët presidencialë Pendarovski dhe Siljanovska- Davkova, ndërsa nga ana tjetër për kandidatin Reka”, bëri të ditur ASHMAA.

Në më shumë media, siç konstatojnë, ka pasur emisione të veçanta informative, të realizuara  qoftë si debate qoftë si intervista  me temë zgjedhjet, ndërsa në disa emisione kanë marrë pjesë edhe  përfaqësues të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, me qëllim që t’i informojnë shikuesit për mënyrën e realizimit të të drejtës së tyre zgjedhore dhe për rrjedhën procesit zgjedhor  në përgjithësi. Disa herë edhe shikuesit kanë pasur mundësi t’i paraqesin qëndrimet e tyre lidhur me zgjedhjet, mediat të cilat emitojnë programe, në të cilat ngjarjet aktuale janë lëndë e diskutimit me shikuesit.

RTVM 1, konform obligimit të vet, disa herë ka bërë thirrje për prezantim politik falas  deri te kandidatët për presidentë dhe për kryetarë, ku vetëm kandidati për kryetar i Ohrit i UDQ  është përgjigjur. Përveç servisit publik RTVM 1 dhe TV 24 Vesti, informacione për personat me dëgjim të dëmtuar në gjuhën me shenja ka siguruar edhe TVM e Ohrit, tregon raporti i dytë për mënyrën e raportimit të radiodifuzerëve gjatë fushatës zgjedhore.

Desk
By Desk 25 Prill, 2019 19:36