Raporti i “Freedom House”: Për Maqedoninë, notë më të ulët për korrupsionin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 20:44

Raporti i “Freedom House”: Për Maqedoninë, notë më të ulët për korrupsionin

Maqedonia ka progres, por edhe mosfunksionim politik, thuhet në raportin e fundit “Kombet në tranzicion” të “Freedom House”, përcjell FLAKA.

Organizata me bazë në Uashington, e cila është e fokusuar në të drejtat e njeriut dhe promovimin e vlerave demokratike, vëren se Maqedonia është vendi më i mirë nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me një rezultat prej 48 pikësh nga njëqind e mundshme, por vendi është ende në grupin e vendeve në tranzicion ose hibride.

“Në Maqedoninë e Veriut ka polarizim të fortë politik, dhe bllokimet parlamentare kanë penguar miratimin e legjislacionit në nivel kombëtar, por me progresin e autoriteteve lokale në përmirësimin e transparencës, pjesëmarrjes së qytetarëve dhe bashkëpunimit ndërkomunal, ka pasur një rritje të dukshme, ndikim pozitiv në demokraci dhe ofrimin e shërbimeve publike”, thotë raporti i Freedom House.

Sipas pikëve, Maqedonia ka 48, Mali i Zi 46, Serbia 46, Shqipëria 46, Kosova 38 dhe Bosnja e Hercegovina 37. Maqedonia së bashku me Malin e Zi gjatë gjithë vitit kanë qenë në gjendje akut të mosfunksionimit politik, por pavarësisht kësaj, gjenerali vlerësimi i progresit të tyre demokratik është më i lartë. Maqedonia, në shkallën e progresit, ka notën më të lartë në kategorinë e shoqërisë civile, ndërsa më të ulëtin e ka në kategorinë e korrupsionit, me notë 3,25.

Freedom House vëren se qytetarët e Ballkanit Perëndimor ndiheshin të braktisur nga elitat vendase që kundërshtojnë vlerat demokratike. Të dhënat e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) tregojnë se rreth një e pesta e popullsisë së lindur në rajonin e Ballkanit Perëndimor jeton jashtë vendit.

Duke pasur parasysh krizën e besimit që përfaqëson ky eksod, ndoshta nuk është për t’u habitur që institucionet demokratike vazhduan të lëkunden në vitin 2022.

Por jo vetëm nga politikanët vendas, është vënë re se ka zhgënjim me qëndrimin e BE-së.

“BE-ja duhet të rimendojë qasjen e saj dhe të angazhohet sërish, dhe liderët kombëtarë kanë detyrimin të ofrojnë përparimin demokratik që dëshirojnë qytetarët e tyre”, thuhet më tej në raportin e Freedom House.

Ndër vendet anëtare të BE-së renditjen më të ulët e ka Hungaria, ndërsa Kroacia me 54 pikë tashmë është në grupin e demokracive gjysmë të konsoliduara. Në rënditje janë edhe Bullgaria me 58 pikë dhe Polonia me 59 pikë. Nga rajoni rezultatin më të mirë e ka Sllovenia me 79 pikë dhe i përket grupit të demokracive të konsoliduara. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 20:44

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare