Raporti i KE-së, Hahn: Të mbajmë premtimet që i dhamë Ballkanit

Desk
By Desk 3 Prill, 2019 19:22

Raporti i KE-së, Hahn: Të mbajmë premtimet që i dhamë Ballkanit

Komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, shpalosi për herë të parë rekomandimin e KE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që do të prezantohet në maj.

Prerë dhe hapur, Hahn kërkoi nga vendet europiane që t’i mbajnë premtimet për vendet e Ballkanit, por ka siguruar skeptikët se ky proces është gradual dhe se bisedimet nuk do fillojnë menjëherë.

“Të japim rekomandime për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, se ata duhet të hyjnë në fazën përgatitore të negociatave. Jam i bindur se kur partnerët tanë përmbushin kriteret, atëherë ne përballemi me kredibilitetin dhe përgjegjësinë tonë, pra topi mbetet në fushën tonë dhe ne duhet të reagojmë pozitivisht”,- deklaroi komisioneri për zgjerimin e BE-së, Johanes Hahn.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, konfirmon se edhe pritjet e Maqedonisë së Veriut janë marrja e datës në qershor për fillimin e bisedimeve e më pas në fund të vitit mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare mes RVM-së dhe vendeve anëtare të BE-së.

Përkujtoi bisedimet nuk zhvillohen me KE-në, por me vendet anëtare.

“Nëse konventa ndërqeveritare do të mbahej në fund të vitet pritet që kapitulli i parë do të hapej në janar. Këtë e sqaronte komisari Hahn, se në qershor nuk do të thotë se menjëherë hapim kapitullin e parë. Në qershor merret vendimi për nisjen e bisedimeve këtë vit ku kapitulli i parë do të hapej në janar. Këtu jemi në të njëjtën linjë me komisionarit Hahn”,- tha zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.

Por, kreu i opozitës Mickovski, thotë se nuk do të ketë bisedime në qershor e për këtë pushteti sërish fajin do ia hedh opozitës.

“Jemi të vetëdijshëm se sërish si shtet nuk do të marrim ftesë për bisedime me BE-në. Sot shohim që një lloj riformulimi për një proces parapërgatitor që nuk është bërë praktikisht deri tani me asnjë vend. Për të fshehur fajin kërkojnë të gjejnë fajtor, më saktë fajin ia hedhin opozitës”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.

Komisioni i jashtëm parlamentar i KE-së mori të hënën në shqyrtim raportet për vendet të hartuara nga europarlamentarët.

Han ka përsëritur faktin se nëse Evropa nuk eksporton stabilitet në Ballkan, do të importojë destabilitet.

Desk
By Desk 3 Prill, 2019 19:22