Raporti i KE-së, Tevdovski: U njohën reformat që realizojmë, vazhdojmë përpara

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 30, 2019 19:30

Raporti i KE-së, Tevdovski: U njohën reformat që realizojmë, vazhdojmë përpara

Komisioni Europian njohu reformat me të cilat është përmirësuar sistemi i financave publike, vlerëson ministri i financave, Dragan Tevdovski.

Sa u përket vërejtjeve të Brukselit, kreu i arkës së shtetit theksoi se tashmë është përgatitur edhe strategjia për luftimin e ekonomisë së zezë.

Është zvogëluar limiti për pagesat me para në dorë dhe është përmirësuar transparenca fiskale.

“Kemi ndërmarrë rreth 15 masa me të cilat në mënyra të ndryshme kemi përmirësuar procesin nga planifikimi deri në realizim buxhetor. Në raport janë potencuar qartë reformat kyçe që janë bërë si reforma pensionale, tatimore, është potencuar transparenca fiskale, si diçka që e dërgoi vendin përpara. Treguam kapacitet serioz dhe shkojmë përpara dhe kjo kuptohet duhet të tregojmë se me mbështetje të madhe nga partnerët tanë strategjik, siç është Britania, SHBA-ja, BE-ja, që na japin mbështetje për reformat që i bëjmë”,- theksoi ministri i financave, Dragan Tevdovski.

Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska, theksoi se lufta ndaj ekonomisë gri nuk bëhet brenda natës, por u shpreh e kënaqur se për herë të parë janë ndërmarrë veprime konkrete në këtë drejtim.

“Me të vërtetë kemi tejkalime të pagesës në krahasim me vitet tjera, megjithatë kuptohet se kjo është luftë, me të cilën brenda natës nuk mund të luftojmë. Kërkojmë mekanizma përkatëse, mënyra dhe përballemi në kuadër të kompetencave tona. Lehtësim i madh është edhe sistemi i ri për kontroll të tatimpaguesve që në bazë të 70 kritereve vërtetohen tatimpagues me rrezik të lartë që kontrollohen. Kemi hyrë në fazën e përfundimit, kontrollit të parë dhe do ta shohim se si do të dalë fundi”,- theksoi drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska.

Këto komente u bënë gjatë nënshkrimit të memorandumit mes Drejtorisë së Doganave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Ministrisë së Financave të Maqedonisë, memorandum që do t’i ndihmojë vendit në luftimin fshehjes së tatimit, larjes së parasë dhe veprave të ngjashme të ekonomisë gri.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 30, 2019 19:30