Raporti i UNFPA-së: Përdorimi i kontraceptivëve, i ulët

Desk
By Desk 10 Prill, 2019 20:10

Raporti i UNFPA-së: Përdorimi i kontraceptivëve, i ulët

Në Maqedoninë e Veriut vetëm 13% e femrave shfrytëzojnë mjete bashkëkohore kontraceptive, tregon Raporti i UNFPA-s për gjendjen e popullatës në botë në vitin 2019.

Mbi 17,2 % e çifteve dëshirojnë t’i shfrytëzojnë këto mjete por nuk dinë si.

“Kontracepsioni është e drejtë e gruas, që ajo ta planifikojë jetën por edhe të mbrohet nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Duhet të mundësohet edhe realizimi i qëllimeve për uljen e vdekshmërisë së nënave, për praktikat e dëmshme të dhunës gjinore, për martesat e hershme, skriningjet për detektimin e sëmundjeve seksuale”,- tha përfaqësueja e UNFPA në RMV, Afrodita Shala Plavjanska.

“Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik thonë se është shumë i ulët koncepti i grave të cilat kërkojnë ndihmë për planifikim familjar dhe përdorim të kontraceptivëve. Këtë e kanë bërë vetëm 1.2 për qind prej grave dhe 1 për qind prej adoleshenteve”,- tha kryetari i Shoqatës së gjinekologëve, Gligor Tofoski.

Ky mentalitet duhet ndryshuar, pasi kontracepsioni nuk ofron vetëm mbrojtje nga shtatzënia e padëshiruar, por paraqet të drejtën e femrave për planifikim familjar, u tha në prezantimin e Raportit të UNFPA-së. (TVM2)

Desk
By Desk 10 Prill, 2019 20:10