Raporti vjetor i punës së RTM-së, Qeveria: Rezultate negative në financa

Desk
By Desk May 9, 2019 19:19

Raporti vjetor i punës së RTM-së, Qeveria: Rezultate negative në financa

Qeveria ka kthyer mendimin e saj në kërkesën e Kuvendit, që i kërkoi ekzekutivit të prononcohet për raportin vjetor për punën e Servisit Publik vitin e kaluar.

Sipas qeverisë, janë evidente rezultatet negative financiare, sipas të cilave Servisi Publik është në humbje prej 26 milion denarëve, vërejtje ka edhe për mosrespektimin e standardeve profesionale.

“Radiodifuzeri publik gjatë vitit 2018 ka përfunduar me humbje negative prej 26 milion denarësh. Në mënyrë plotësuese, Qeveria ka konstatuar se Servisi Publik nuk i plotëson standardet profesionale për sigurimin e pavarësisë redaktuese, pavarësi, paanshmëri dhe objektivizëm gjatë informimit që dalin nga neni 111 nga Ligji për shërbime audio dhe audiovizuele dhe rekomandimet e raporteve të BE-së për reforma për realizimin e pavarësisë së tërësishme të Servisit Publik Radiodifuziv”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Sa i përket raportit të revizionit për RTVM-në, sërish Kuvendi do duhet të kërkojë mendim nga Qeveria, tha Boshnajovski.

Sipas tij, gjithsesi institucionet mund të japin mendim kur u kërkohet, por vendimet përfundimtare i merr Kuvendi si themelues i RTM-së. (TVM2)

Desk
By Desk May 9, 2019 19:19