Rashica asiston në barazimin e Werderit

Desk
By Desk March 7, 2020 19:44

Rashica asiston në barazimin e Werderit

Werder Bremen edhe pse ishte në epërsi prej dy golave, megjithatë, nuk ka mundur të marrë më shumë së një pikë në udhëtim tek Hertha Berlin.

Hertha dhe Bremen ndan pikët duke  luajtur baras 2-2, të shtunën në kuadër të javës së 24-të në Bundesligën gjermane.

Bremen që po lufton më të gjitha forcat për t’i ikur zonës së rrezikshme, e nisi furishëm duelin me Herthan, duke shënuar dy gola brenda gjashtë minutave. Sargent (3’), zhbllokoi lojën duke kaluar skuadrën mike në epërsi prej 0-1, ndërsa, tre minuta më vonë Klaassen dyfishoi avantazhin e Bremenit falë asistimit perfekt të yllit kosovar Milot Rashicës.

Në finish të pjesës së parë, nikoqirët ngushtuan epërsinë në 1-2 përmes Stark (41’). Ndërkohë, në fraksionin e dytë, Hertha gjeti  edhe golin e barazimit me anë të Cunha (61’).

Bremen mbetet në pozitën e parafundit në renditjen tabelore me vetë 18 pikë të tubuara, kurse, Herth renditet e 13-ta me 28 pikë.

Desk
By Desk March 7, 2020 19:44