Rashkovski: Projekti për SAR dhe HEMS Buxhetit do t’i kushtojë zero denarë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 6, 2019 19:51

Rashkovski: Projekti për SAR dhe HEMS Buxhetit do t’i kushtojë zero denarë

Projekti për Sistemin për ndihmë mjekësore urgjente me helikopter (SAR) dhe Shërbimet me helikopter për kërkim dhe shpëtim (HEMS) buxhetit të shtetit do t’i kushtojnë zero denarë, pohon sekretari i përgjithshëm në Qeveri Dragi Rashkovski.

“Qesharake janë paralajmërimet e opozitës se kjo shtetit do t’i kushtojë 72 milionë euro. Nëse e shihni qarkoren buxhetore për këtë material do ta vëreni se shpenzimet ndaj Buxhetit janë zero”, tha Rashkovski në brifingun e sotëm me gazetarët.

Siç përmendi, ky sistem duhet të ndihmojë që shpëtimi në terrene të paqasshme të jetë për një periudhë më të shkurtë kohore nga e zakonshmja, gjegjësisht për 15 minuta.

Shteti dhe çdo qytetar, sipas tij, krahas shërbimeve që do të jenë falas për qytetarët e vendit, fitojnë dy helikopterë të cilët gjatë tetë viteve të ardhshme me tërë pajisjen do të mbeten pronë e shtetit, të gjithë tetë heliodromët në vend ku duhet të ndërtohen mbeten në pronë të shtetit, si dhe tërë përvoja që do ta fitojnë mëtutje. Shërbimet, informon Rashkovski, do të jenë të qasshme 24 orë.

Në thirrjen publike, siç tha, tetë kompani kanë paraqitur interes, pesë e kanë marrë dokumentacionin e tenderit, ndërsa vetëm një kompani është paraqitur në tenderin për formim të partneritetit privato-publik për HEMS dhe SAR.

Operatori ekonomik, siç informon Rashkoski është kompania zvicerane “SHC Swedish helicopter consortium AB”. “Sarhems” siç deklaroi Rashkovski, ka për obligim të investojë nëntë milionë euro në vit në biznesin e vet në vend me ekip mjekësor për shpëtim me helikopterë.

Qendra për trajnime të pilotëve, tha Rashkovski, nuk është në asnjë korrelacion me këtë këtë partneritet publiko-privat.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 6, 2019 19:51