Rasti “Almiri”, lënda dërgohet përsëri në Gjykatën e Apelit

Rasti “Almiri”, lënda dërgohet përsëri në Gjykatën e Apelit

Alsat jo zyrtarisht mëson se në Gjykatën e Apelit kanë mbërritur ankesat e palëve në rastin e Almir Aliut.

Ditëve në vijim pritet që Këshilli i Gjykatësve të caktojë seancën publike në të cilën do të shqyrtohen ankesat e palëve ndaj epilogut gjyqësor.

Burime brenda Gjykatës së shkallës së dytë bëjnë të ditur se në trupin gjykues do të jenë gjykatësit: Enver Bexheti, Jani Nica, Tanja Mileva, Tatjana Dukovska dhe Gordana Sajkovska. Më 4 janar të këtij viti Gjykata e Apelit mbi bazën e lëshimeve gjatë procesit të gjykimit, lëndën për Almirin e ktheu në rigjykim. Me 21 qershor Gjykata Themelore e Kumanovës, përkatësisht gjykatësja Maja Denkoska caktoi lartësinë e njëjtë të dënimit si në shkallën e parë, me ç’rast Boban Iliq u dënua me 6 vjet burg, ndërsa Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri me nga 6-9 muaj burg efektiv.

Në fillim, akuza ndaj Boban Iliq ishte ngritur për vrasje me paramendim, por pak muaj më vonë, ekspertiza neuropsikiatrike e bërë nga ekspert pa licenca ndikoi që vepra të rikualifikohet nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër pronës dhe sigurisë së njerëzve në komunikacion”. Mbrojtja e Iliq nuk u pajtua as me rikualifikimin dhe kërkoi që akuzuari i parë të ndiqet për veprën “nevojë ekstreme” e cila në bazë të Kodit Penal nuk paraqet vepër penale.

Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në Kumanovë si pasojë e shtypjes nga makina të cilën e drejtonte Boban Iliq. Vrasjes i parapriu një konflikt verbal mes Sedat Aliut dhe vëllezërve Boban dhe Bojan Iliq.

Adrian Kerimi

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 22, 2019 14:39

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA