Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Rasti “Çiçek”: 20 persona të akuzuar për trafikim të njerëzve dhe kontrabandë të migrantëve

Rasti “Çiçek”: 20 persona të akuzuar për trafikim të njerëzve dhe kontrabandë të migrantëve

Redaksia 2 vjet ago

Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur aktakuzë për 19 persona me akuzën për “Organizim të grupi dhe stimulim të kryerjes së trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit të fëmijës dhe kontrabandë të migrantëve” dhe “Kontrabandë të migrantëve” sipas nenit 418-b të Kodit Penal dhe një person akuzohet se me paramendim i ka ndihmuar grupit të organizuar në kryerjen e veprës penale kontrabandë e migrantëve, transmeton NovaTv.

Një person nuk është në dispozicion.

Prokuroria e ka realizuar hetimin kundër 21 personave që nga shkurti i këtij viti.

Në periudhën maj 2018 e deri në shkurt 2019, grupi ka organizuar kontrabandë të migrantëve të paligjshëm nga Afganistani, Pakistani, Iraku dhe Bangladeshi. Organizatorët e grupit kriminal në vendin tonë së bashku me organizatorët e grupit kriminal në Republikën e Greqisë kanë rënë dakord rreth numrit të migrantëve ilegalë që duhet të transferoheshin nga Republika e Greqisë në territorin e Maqedonisë, kohën dhe vendin e transferimit. Ata e kanë përcaktuar numrin dhe llojin e automjeteve që do të përdoren për pritjen dhe transportimin e migrantëve, orarin, përkatësisht rendin e lëvizjes së automjeteve në të dy drejtimet, kanë bërë ndarje të detyrave për secilin anëtar të grupit dhe e kanë përcaktuar mënyrën e komunikimit midis tyre.

Migrantët, së pari me ndihmën e të ashtuquajturave guida të ashtuquajturit “kaçakë” si drejtues të grupit në mënyrë të paligjshme në këmbë përmes të të ashtuquajturit “kufi i gjelbër” janë transportua nga Greqia në ndonjë nga vendet e përcaktuara në afërsi të Gjevgjelisë, Bogdancit, Dojranit, Strumicës dhe Radovisit. Atje, anëtarët e tjerë të grupit me automjete udhëtarësh dhe me automjetet për transport të mallrave i kanë marrë përsipër dhe janë drejtuar për në rajonin Kumanovë-Likovë. Gjatë transportit, disa prej anëtarëve kanë vepruar si të ashtuquajturat “pastrues” dhe, me anë të “konferencës telefonike”, i kanë njoftuar drejtuesit e mjeteve për vendet ku ka pas patrulla të policisë në rrugën ku kanë lëvizur automjetet dhe i kanë udhëzuar që të ndryshojnë drejtimin kah ndonjë nga drejtimet e vëzhguara më parë. Migrantët i kanë akomoduar strehuar përkohësisht në ambiente të bashkëpunëtorëve të grupit kriminal në Vaksince dhe Llojan e më pas kanë kaluar përtej kufirit Maqedoni-Serb, në territorin e Republikës së Serbisë, prej ku janë kontrabanduar në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

Njëri nga organizatorët ka pasur kontakte dhe takime me policin e akuzuar i cili ka marrë informacione për vendet ku gjenden patrullat policie, kontrollet ose pritat, informacione për atë nëse grupi kriminal ishte nën hetime si dhe udhëzime për të mbuluar veprimtarinë kriminale. Për ndihmën e dhënë polici ka marrë kompensim nga 200 euro për një automjet. Për kontrabandë nëpër territorin e Maqedonisë, organizatorët kryesorë kanë marrë nga 150 deri në 300 euro për person-migrant i paligjshëm dhe këto para pastaj janë shpërndarë ndërmjet anëtarëve të grupit kriminal varësisht nga roli i tyre në transport.

Me aktakuzën, prokurori kompetent ka paraqitur edhe Propozim special për të vazhduar masën e paraburgimit për nëntë të pandehur.

Download WordPress Themes
Free Download WordPress Themes
Download Nulled WordPress Themes
Download Best WordPress Themes Free Download
free download udemy paid course
download redmi firmware
Free Download WordPress Themes
udemy course download free

Continue Reading

Previous: Pendarovski pret që Kongresi i SHBA-së së shpejti të ratifikojë Protokollin për NATO-n
Next: Si ndodhi që për “Alo” rasti “Reket” u bë “Raketë”, çanta “Lui Viton” fitoi aparat për ndjekje dhe marrëzi tjera…

Të ngjashme

auto_661614263879 Zakharieva: Sofja nuk do t’i nënshtrohet presionit të Shkupit

Zakharieva: Sofja nuk do t’i nënshtrohet presionit të Shkupit

Redaksia 1 orë ago
zAEV-ME-DUAR-1 Monstra” nuk është punë e imja, tha Zaev në pyetje deputetësh

Monstra” nuk është punë e imja, tha Zaev në pyetje deputetësh

Redaksia 1 orë ago
Click-Plus-24 Hoda thotë se ASH e ka ftuar të hyjë në lista, Sela i thotë se ai vetë ka dashur të futet

Hoda thotë se ASH e ka ftuar të hyjë në lista, Sela i thotë se ai vetë ka dashur të futet

Redaksia 18 orë ago

TË FUNDIT

auto_661614263879 Zakharieva: Sofja nuk do t’i nënshtrohet presionit të Shkupit

Zakharieva: Sofja nuk do t’i nënshtrohet presionit të Shkupit

Parlamenti_5 Opozita fajëson qeverinë për “lojën” me Mijallkovin

Opozita fajëson qeverinë për “lojën” me Mijallkovin

zAEV-ME-DUAR-1 Monstra” nuk është punë e imja, tha Zaev në pyetje deputetësh

Monstra” nuk është punë e imja, tha Zaev në pyetje deputetësh

Click-Plus-24 Hoda thotë se ASH e ka ftuar të hyjë në lista, Sela i thotë se ai vetë ka dashur të futet

Hoda thotë se ASH e ka ftuar të hyjë në lista, Sela i thotë se ai vetë ka dashur të futet

2 City fiton bindshëm ndaj Monchengladbach, asnjë humbje në vitin 2021

City fiton bindshëm ndaj Monchengladbach, asnjë humbje në vitin 2021

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.