Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Rasti “Fortesa 2”, janë djegur thasë me dokumente e regjistra

Rasti “Fortesa 2”, janë djegur thasë me dokumente e regjistra

Redaksia 2 vjet ago

Me urdhër të eprorit, Nikolla Boshkovski, thasë të zinj përplot me letra dhe regjistra nga ndërtesa e tretë e MPB-së janë djegur në lokacionin “Brest”, i cili gjendet në aeroportin e Shkupit, në pjesën ushtarake.

Kështu ka deklaruar dëshmitari, Mirçe Micevski, i punësuar në MPB, për rastin “Fortesa 2” të PSP-së.

Ai tha se së bashku me një kolegë tjetër ka mbushur një furgon “Reno trafik” me materiale nga bodrumi i teknikës operative të MPB-së. Gjatë dëshmisë së tij ai theksoi se nuk e din përmbajtjen e materialeve të djegura, por që është i sigurt se kanë qenë letra dhe regjistra.

“Në bazën në “Brest” na priti Vanço Cvetanovski, i cili tashmë kishte siguruar vend për djegien, i ndërtuar me gurë, ndërsa kishte edhe aparate kundër zjarrit”,- deklaroi Micevski dhe shtoi se me ata kanë qenë tre persona të tjerë nga Komisioni.

Në “Fortesa 2” i akuzuari i parë është ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski, si dhe gjashtë të punësuar tjerë në DSK, të cilët akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe për shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar lidhur me përgjimin e kundërligjshëm.

RASTI “TITANIK”, JANAKIEVSKIT I HIQET PARABURGIMI SHTËPIAK

Ndërkohë, gjykimi tjetër i përfaqësuar nga PSP-së “Titanik” është anuluar për shkak të mungesës së gjykatësit, Ognen Stavrev.

Gjatë seancës së sotme u kuptua se Gjykata Penale, kohë më parë, për këtë lëndë ka ndërprerë arrestin shtëpiak për ish ministrin e transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievskin. Janakievski vazhdon të vuajë dënimin me burgim shtëpiak për ngjarjet e “27 prillit”, ku është i dyshuar.

Rasti “Titanik” ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore, ku përveç Janakievskit, të akuzuar janë edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski , Kiril Bozhinovski, Gordana Jankulloska dhe 16 persona të tjerë.

“Titanik” gjendet në procedurë dëshmie ku prezantohen prova materiale, ndërsa seanca e radhës vazhdon më 23 prill. (TVM2)

 

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Rritje tek çmimet bujqësore
Next: Në negociatat me BE-në, Mançevski: Ekspertë nga administrata dhe jashtë saj

Të ngjashme

arben-fetai Fetai: Diplomacia është në vdekje klinike

Fetai: Diplomacia është në vdekje klinike

Redaksia 15 orë ago
regjistrimi-i-diaspores-selami-procesi-po-zhvillohet-me-probleme-te-izoluara_60450eb839542 Regjistrimi i diasporës, Selami: Procesi po zhvillohet me probleme të izoluara

Regjistrimi i diasporës, Selami: Procesi po zhvillohet me probleme të izoluara

Redaksia 15 orë ago
aksident-750x380 Aksident në rrugën Ohër – Strugë, humb jetën një person

Aksident në rrugën Ohër – Strugë, humb jetën një person

Redaksia 16 orë ago

TË FUNDIT

arben-fetai Fetai: Diplomacia është në vdekje klinike

Fetai: Diplomacia është në vdekje klinike

regjistrimi-i-diaspores-selami-procesi-po-zhvillohet-me-probleme-te-izoluara_60450eb839542 Regjistrimi i diasporës, Selami: Procesi po zhvillohet me probleme të izoluara

Regjistrimi i diasporës, Selami: Procesi po zhvillohet me probleme të izoluara

nata-e-zjarreve-1200x799 ​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

plevneliev2 Plevneliev: Qindra mijëra bullgar dhe shqiptarë janë vrarë nga regjimi i Titos

Plevneliev: Qindra mijëra bullgar dhe shqiptarë janë vrarë nga regjimi i Titos

aksident-750x380 Aksident në rrugën Ohër – Strugë, humb jetën një person

Aksident në rrugën Ohër – Strugë, humb jetën një person

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.