Rasti “Monstra”, Osmani:“Rigjykimi” ishte kërkesa e të gjithëve

Rasti “Monstra”, Osmani:“Rigjykimi” ishte kërkesa e të gjithëve

Zëvendëskryemistri Bujar Osmani sot ka dëshmuar për rastin “Monstra”, ai tha se është shumë e rëndësishme që rasti është kthyer në rigjykim dhe pohoi se kjo ishte kërkesë e të gjithëve.

Sipas Osmanit vendimi i marrë herën e parë ishte shumë I izoluar dhe jo transparent. Ai shtoi se mënyra se si është marrë vendimi në herën e parë ka bërë që të shtohen dyshimet e opinionit për gjykim jot ë drejtë dhe objektiv.

Kërkoi nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në de-politizimin e ngjarjes të kontribuojnë edhe për zbardhje të njëjtës. Osmani tha se këtu është si dëshmitarë sepse në kohën kur rasti ka ndodhur ka qenë zëdhënës i BDI-së dhe sipas tij, aso kohe ky rast u lidh me BDI-në.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Shkurt, 2020 13:39

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.