Rasti “Talir”, shtyhet gjykimi, mungoi deputeti Dimovski

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 5, 2019 19:16

Rasti “Talir”, shtyhet gjykimi, mungoi deputeti Dimovski

Është anuluar gjykimi për rastin “Talir” për shkak të mungesës së deputetit, Ilija Dimovski.

Kjo ka revoltuar gjykatësin, Osman Shabani, i cili veprimin e tillë e ka cilësuar si mosrespekt ndaj gjykatës.

“Vërejtje publike për Ilija Dimovskin! Nuk do të toleroj një papërgjegjshmëri të tillë! Asnjëherë mos të guxojë më në jetë, le t’i harrojë Ilija Dimovski vonesat. Jo NATO, jo BE, por edhe Shën Apostull Pali po ta kërkojë në të ardhmen nuk ka më mungesa, kjo është e papërgjegjshme”,- theksoi gjykatësi Shabani, i cili gjykimin e radhës e caktoi për më 13 nëntor.

Rasti “Talir” ka të bëjë me financimin jashtëligjor të partisë politike VMRO-DPMNE.

Seanca e parë për rastin “Talir”, e cila ka të bëjë me financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së, u mbajt më 18 shtator të këtij viti.

Përfaqësuese e aktakuzës është Lençe Ristoska, ndërsa të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kirilll Bozhinovski dhe Mile Janakieski, të cilët akuzohen për “shpërdorim të pushtetit dhe autoritetit” dhe “pastrim parash”, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska, të akuzuar për “larje parash”. (Tvm2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 5, 2019 19:16