Rasti “Titanik”: Sëmuret Protuger, seanca e radhës më 24 shtator

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 12 Shtator, 2018 19:06

Rasti “Titanik”: Sëmuret Protuger, seanca e radhës më 24 shtator

Gjykimi për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale është shtyrë për më 24 shtator, për shkak të përkeqsimit të gjendjes shëndetësore të të pandehurit Martin Protuger.

Avokati i tij, Donço Nakov, në gjykatë dorëzoi dokumentacion mjekësor me të cilin tregohet se Protuger mbrëmë në orën 02:00 pas mesnate, është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.

Prokurorja Lile Stefanovska, tha se vërtetimi mjekësor arsyeton mungesën e të pandehurit në gjykatë, dhe përkujtoi mbrojtjen se ky vërtetim vlen vetëm për 7 ditë. në seancë ndërkohë u paraqitën të gjithë të akuzuarit e tjerë.

Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Ilija Dimovski, Edmond Themelko dhe 16 funksionarë të lartë të VMRO-së.

PSP i akuzon të njejtët për shoqërim kriminal, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, rryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të  materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 12 Shtator, 2018 19:06