Rasti “Tortura”, dëshmuan psikiatri dhe mjeku

Redaksia
By Redaksia 2 Prill, 2019 19:22

Rasti “Tortura”, dëshmuan psikiatri dhe mjeku

Në rastin “Turtura” të PSP-së, dëshmuan psikiatri dhe mjeku i përgjithshëm i burgut, që u pyetën rreth gjendjes shëndetësore të Lube Boshkovskit në vitin 2011 kur edhe u burgos. Mjekët dëshmuan për gjendjen e rëndë psikike depresive të Boshkovskit në kohën e burgosjes. Në pyetjen nëse një gjë e tillë shëndetësore është gjendje e zakonshme e të gjithë të burgosurve, mjeku tha se ndodh që njerëzit të jenë të shqetësuar kur burgosen, por tek Boshkovski gjendja e tillë depresive ishte me intensitet më të lartë se zakonisht.

Për shkak të takikardisë, Boshkovski është dërguar për kontroll në kardiologji dhe ka intervenuar edhe ndihma e shpejtë, tha ai. Por i pandehuri i parë, ish shefi i DZK-së, Sasho MIjallkov, pyeti mjekun nëse ndjenja e tillë mund të ketë qenë për faktin se është kapur me 100 mijë euro në xhep duke shtuar se edhe ai po të kapej me një shumë të tillë parash, do ishte i shqetësuar.

Në seancën e radhës më 10 maj duhet të dëshmojë edhe ish ministri i brendshëm Çavkov, i cili gjendet në burg pas vendimit për “27 prillin”.

Në rastin “Tortura” për arrestim çnjerëzor të Boshkovskit, bashkë me ish shefin e DZK-së, akuzohen dhe disa punonjës të tjerë policorë.

Redaksia
By Redaksia 2 Prill, 2019 19:22