Rasti “Zhvatja”, çanta “Luis Viton” nuk është mes dëshmive

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 19:11

Rasti “Zhvatja”, çanta “Luis Viton” nuk është mes dëshmive

Ende nuk dihet se ku kanë përfunduar paratë brenda çantës firmato “Luis Viton” të publikuar në video-përgjimet e “La Veritas”.

Ajo që dihet është se paratë nuk gjenden në mesin e dëshmive që ka prokuroria për rastin “Zhvatja”. Çanta shihet si lë shtëpinë e Kamçevit, në duart e dy të akuzuarve, por ku përfundoi askush nuk di ta thotë. Edhe pse Kamçev pohon në përgjimet e publikuara së fundmi në Youtube se çanta ka pasur GPS, por këtë të dhënë nuk e konfirmon askush nga prokuroria. Nga atje thonë vetëm se ende po hetojnë se prej nga kanë dalë përgjimet e reja, por iu mbetet hetimeve të tregojnë nëse do të ngihen akuza shtesë. Në bisedat e fundit u përmend edhe emri i ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, por ai mohon çdo lidhje me paratë. Kamçev dhe Mijallkov janë të dyshuar në rastin “Perandoria” dhe të dy përpara një viti dolën nga burgu i Shutkës në arrest shtëpiak me dritë jeshile të Katica Janevës.

Në rastin “Zhvatja”, të akuzuar janë Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski, që ende fuqishëm këmbëngulin se nuk janë fajtorë. Zoran Milevski ka pranuar fajësinë dhe tashmë është dënuar me tre vjet burg.

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 19:11