Rasti “Zhvatja”, Mickovski: Fuqia e të dyshuarve, u vjen nga Zaevi
Akuzat e VMRO-DPMNE-së në drejtim të LSDM-së nuk kanë të ndalur. Lideri i opozitës Hristian Mickovski, pjesën më të madhe të fjalimit të tij e përqëndroi në aferën e fundit milionëshe “Zhvatja”, ku sipas Mickovskit është i involvuar edhe vetë Zoran Zaevi dhe Katica Janeva.
Mickovski pohoi se tani po dëshmohet se insistimi i LSDM-së që Katica Janevës ta udheheqë prokurorinë publikë shtetërore është krejtësisht i gabur, sepse kjo prokurore nuk ka kretibilitet, për të udhëhequr me projekte serioze në shtet, pasi vetë ajo është e inkriminuar.
“Tanimë është gjithçka e sigurtë se nga kjo Qeveri dhe nga këto institucione në krye me kryeministrin Zoran Zaev nuk mund të pritet zgjidhje të këtij krimi, sepse të njëjtit ato janë thellë të inkriminuar në të. Ato janë të infektuar nga krimi i cili tani na doli në pah. Mund të sjelli disa konkluzione se: fuqia e të dyshuarve për veprën “Zhvatja”, vjen nga qeverisja e Zoran Zaevit dhe personave afër tij, këtu është Katica Janeva e cila akoma e udhëheq Prokurorin e Komprimitur Speciale. Por këtu duhet të hetohet edhe roli I gjykatësve të tjerë, ndihmësve të tyre, dhe mundësia mos vallë ndodhta ka edhe ndonjë rast tjetër të tillë” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Lideri i VMRO-DPMNE-së pranoi se ka pasur takim me personat e arestuar në aferën “Zhvatja”, por potencoi se të dyshuarit të parë vetëm i ka uruar datlindjen deri sa ishte si pronar i televizionit në shenjë respekti.
Ai bëri thirrje që nëse Qeveria ka çfarëdo dëshmie, sado të vogël për kycjen e tij në këtë aferë, menjëherë ta nxjerin dhe ai është i gatshëm menjëherë të dalë të dëshmoj.
MICKOVSKI: ZGJEDHJE TANI, NUK PËRJASHTOJMË AS PROTESTAT
Mickovski edhe njëherë bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, në të kundërtën nuk përjashtohet mundësia për organizimin e mundësive tjerë për rrëzimin e kësaj Qeverie, e pse jo edhe me protesta masive.
“Tani pason një kohë kur do të vendoset edhe për Bashkimin Europian, por VMRO-DPMNE e ka të qartë se me këtë Qeveri kriminale është mision i pamundur. Maqedonia është pashallak i Zaevistëve, qytetarët janë të robëruar në këtë pashallëk. Vjen koha kur ne duhet ta mposhtim këtë qeveri, e pastaj vjen koha e përgjegjësive. Nuk përjashtohet mundësia e organizimit të protestave masive, edhe më masovike nga ato që kishte VMRO-DPMNE, por edhe mënyra tjera demokratike, me të vetmin qëllim paketimin e kësaj qeverie kriminale në na kanë humbur shpresën” – theksoi Mickovski.
Mickovski nuk dha data të sakta kurë do të mund të organizohet protestat. Për sa i përket zgjedhjeve të parakohshme ai tha se këto duhet të organizohen tani, pa shtyrë asnjëditë më shumë. (TVM2)