Rasti ‘Zhvatje’, dëshmon shefja e kabintetit të Janevës
Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar vazhdon të mer në pyetje të punësuar nga Prokuroria Speciale për rastin ‘Zhvatje’.
Pas prokuroreve speciale të përmendura në ‘bombat’ italiane, Lile Stefanova dhe Elizabeta Josifovska, sot dëshmoi shefja e kabinetit të Katica Janevës. Ajo qëndroi shkurt në prokurori por që prokuroria nuk dha detaje në interes të hetimit.
Nesër pritet të dëshmojë prokurori special Burim Rustemi, ndërkaq jozyrtarisht mësohet se në adresë të Janevës ka mbëritur ftesë nga Ruskoska për të dëshmuar.
SHEQERINSKA: S’KA MBROJTJE POLITIKE PËR ASKEND
Zëvendës kryeministrja Radmilla Sheqerinska ka deklaruar se s’ka mbrojtje politike për asnjë të përfshirë në Zhvatje.
Ajo i cilëson gënjeshtra midis tjerash edhe informacionet se ajo ka qëndruar në shtëpinë e njërit prej të dysharve. Sheqerinska e prerë se mbështesin hetimin.
“Ne thamë që nga i pari deri te i fundit nuk jemi të mbrojtur. Dëshmuam se s’mbrojmë askënd, por që lejuam, lejojmë dhe do të mundësojmë që të gjitha institucionet të kryejnë hetim të plotë, askënd të mos shpëtojnë dhe askënd të mos mbrojnë. Ligji vlen për çdonjërin prej nesh dhe ne të gjithë u japim mbështetje dhe presim që prokuroria dhe të gjitha institucionet tjera të përfundojnë pjesën e tyre të punës. Askush prej neve s’do presë e as që do të fitojë mbrojtje politike.” – u shpreh zv.Kryeministrja, Radmilla Sheqerinska.
Nga Prokuroria për Krim të Organizuar së fundmi kanë njoftuar se janë duke zhvilluar hetim financiar në disa pista, ndërkaq vazhdon ekspertiza e pajisjeve elektronike.
Për momentin të dyshuar të vetëm për zhvatje mbeten Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, të cilët vazhdojnë të vuajnë edhe 30 ditë të tjera paraburgim. (TVM2)